NJU JORK- Amerikania Julia Cervera ishte fituese e xhekpotit me shumën prej 23 milionë dollarë. Këtë e ka mësuar 5 muaj pasi kishte blerë biletën.

Fotoja e saj  ishte shpërndarë nga kompania pasi po kërkonte të gjente fituesin misterioz.

Cervera kishte borxh 600 dollarë për faturën e energjisë elektrike, dhe nuk kishte me se ta paguante, para se të mësonte se ishte milionere.

Ajo ka treguar për gazetarët se kishte blerë 200 bileta por nuk i kontrollonte asnjëherë, ndërkohë që biletën  fituese e kishte gjetur në makinën e vjetër të saj.

“Do të përkujdesem për nipat dhe vajzat. "Jam tejet e lumtur” tha ajo.

(ad.ti/shqiptarja.com)