Bilanc lufte në vend nga aksidentet brenda 12 orëve. Dy persona kanë humbur jetën, njëri prej tyre maqedonas dhe 16 të tjerë janë plagosur nga pesë aksidente që janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Shkodër dhe në Rrogozhinë.
Nga 16 të plagosurit në gjendje të rëndë ndodhet një fëmijë 12-vjeç nga aksidenti në Elbasan, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për të tre nga pesë aksidentet nga të dhënat e para mësohet se ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e shiut dhe shpejtësia.
Aksidenti në Rrogozhinë, 1 i vdekur
Në mesditë nga një aksident i rëndë në rreth- rrotullimin e Rrogozhinës humbi jetën një 25- vjeçar.
Viktima M.Zh. 25 vjeç u përplas nga një tjetër mjet teksa po drejtonte një ‘Fiat’ ndërsa ka ndërruar jetë në vend, pasi aksidenti ka qenë fatal.
Aksidenti në Qafë Thanë, 1 maqedonas i vdekur, 4 të plagosur
Në Qafë Thanë një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj nga Maqedonia ka humbur jetën.
Makina me targa OH 0688 AB ku po udhëtonin 5 persona po ngjiste Qafë Thanën, ndërsa ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Urakë duke rënë disa metra në humnerë.
Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spital, por drejtuesi i mjetit nuk ka arritur që të mbijetojë duke humbur jetën, ndërsa katër pasagjerët janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.
Aksidenti në Librazhd, 3 të plagosur
Tre persona u plagosën nga aksidenti i tretë që u regjistrua po sot pasdite rreth orës 16:30 në aksin Librazhd-Prrenjas në fshatin Qukës.
Nga përplasja e dy furgonëve u plagosën tre pasagjerë, të cilët u dërguan në spital dhe nga të dhënat e fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë disa plagë të lehta.

Aksidenti në Qukës, u përplasen dy furgonë
Aksidenti në Xibrakë, 7 të plagosur, rëndë një 12-vjeçare
Aksidenti i katërt ditën e sotme u regjistrua në aksin Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur Xibrakë, ku u përshinë 2 mjete dhe të plagosur mbetën 7 persona.
Mjeti tip "Benz" që drejtohej nga D.D. 37 vjeç banues në Xhafzotaj në Durrës është përplasur me mjetin tip 'Toyota' që drejtohej nga B.B. 50 vjeç banues në Tiranë.
Në gjendje të rëndë nga aksidenti është një 12-vjeçare, që ndodhej në mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga babai i saj, ndërsa 6 të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përveç dy drejtuesve të mjeteve, të plagosur janë S.B. 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz.
J.D. 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota).
K.D. 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
U.A. 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota.
Z.V. 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.

(Aksidenti në Xibrakë)
[gallery]23669[/gallery]
Aksidenti në Shkodër, përplasen 2 makina, 2 të plagosur
Gjatë paradites dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në “Beltojë”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volsëagen” me targa të Kosovës “01605 DI” dhe një “Mercedez- Benz” me targë “AA 161 MV”.
Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com

VIDEO