Pesë banorë riblejnë ishullin e tyre të vogël në Skoci, ja cili është çmimi
Ishulli i vogël i Ulvas, margaritar i Skocisë me plazhe të pacënuara u rible nga pesë prej gjashtë banorëve të tij, nga frika se mos binte në duart e manjatëve të ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme.
Ishulli i vogël i Ulvas, margaritar i Skocisë me plazhe të pacënuara u rible nga pesë prej gjashtë banorëve të tij, nga frika se mos binte në duart e manjatëve të ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme dhe se mos menyra e tyre e jeteses do te ndryshonte krejtesisht.
Banorët u bënë bashkë në një shoqatë dhe njoftuan sot se kishin mbyllur kontratën e blerjes, duke përfituar nga ligji që u jep atyre prioritet për blerjen e ishullit.
”Jemi të lumtur dhe të çliruar”, pohoi Rebecca Munro, pronarja e kafenesë së vetme në ishull ”The Boathouse”.
Së bashku me banorët e tjerë ajo do të bëhet zyrtarisht pronarja e ishullit më 21 qershor.
Ishulli Ulva doli në shitje korrikun e kaluar nga banori i gjashtë i ishullit, anëtari i nje familjeje aristokrate së cilës i përkiste ishulli prej dekadash. I vënë në shitje me çmimin 4,25 milionë stërlina (4,77 milionë euro), ishulli u rible me një çmim të përcaktuar nga një vlerësim i pavarur me urdherin e qeverise skoceze, bën të ditur në një deklaratë organizata e vogël, e cila mundi të mbledhë fondet falë një granti te qeverisë skoceze dhe donacioneve të 500 personave.
Gjatë periudhës së nxjerrjes në shitje, pronari Jamie Howard e kishte përshkruar si një prej ishujve më të bukur privatë të Europës Veriore, shumë tërheqës për manjatë të huaj, atëherë banorët e ishullit ishin trembur se mos i dëbonin prej andej.
Sondazhi i ditës:
‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
77.1%
-
Jo
16.7%
-
Ndoshta
6.3%
Vota total: 96
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë
14 Qershor, 22:55
-
Ndeshja hapëse/ Statistikat në prag të Gjermani - Skoci, peshorja anon në krahun e 'Panzerave'
14 Qershor, 17:34
-
VIDEO/ Festë e dyfishtë, Celtic mposht 1-0 Rangers dhe siguron Kupën e Skocisë
25 Maj, 19:08
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
VIDEO/ Dramë me gjashtë gola, Rangers dhe Celtic barazojnë 3-3 në derbin e Skocisë
7 Prill, 15:01
-
VIDEO/ Miqësoret, Hollanda ‘poker’ me Skocinë, Spanja thyhet nga Kolumbia
23 Mars, 09:13
-
Franko Burraj siguron gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, i pari shqiptar në këtë fazë
1 Mars, 13:44
-
Studimi: Ecja me biçikletë për në punë zvogëlon rrezikun e depresionit
19 Janar, 09:49
-
VIDEO/ Regjistrohet një fenomen i rrallë qiellor, re me ngjyra ylberi në Skoci
7 Janar, 10:40
-
Derbi skocez, përgjakja e minutës së fundit
2 Janar, 14:25
-
FOTO/ Stuhia 'Gerrit' godet Britaninë! Mijëra pa energji elektrike, ndërpriten shërbimet e trenave dhe fluturimet
28 Dhjetor 2023, 11:20
-
VIDEO/ 'Tallen me vdekjet në Gaza', zemërim për fushatën e ‘ZARA’, aktivistët protesta e thirrje për bojkot! I vënë kyçin dyqanit në Skoci
14 Dhjetor 2023, 22:28