Pesë deputetë të opozitës bëhen bashkë, formojnë grupin e ri politik kundër listave të mbyllura! Tri gjërat që i bashkojnë

Tirane-  Pesë deputetë të opozitës janë bashkuar. Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura dhe në një deklaratë për median tregojnë se çfarë i bashkon.

"Na bashkon një qëndrim i qartë dhei saktë pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë. Raportet me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. Ne që jemi këtu mendojmë që sot opozita por dhe parlamenti është distancuar vite dritë larg nga publiku. Një nga elementet është vota përmes listave të hapura. Është e udhës që sot ti dorëzohet popullit e drejta të vendosë dhe një nga këto është vendimi për të dalë me lista të hapura” tha Alibeaj.

Dash Shehi është i bindur se nuk janë vetëm 5 deputetë kundër listave të mbyllura brenda në sallën e kuvendit dhe nxit kolegët të dalin hapur.

 “Për të menduar gjysma e parlamentit e mendon si ne, por ne momentalisht jemi 5. Opozita duhet të hapë një trajektore të re, një shteg të ri politik. Nëse nuk jemi të zot të bëjmë kaq atëherë…”

Një grupim i ri politik

"Ne jemi një grupim politik. Mund të bëhemi grup parlamentar sic është me ligj. Ne sot jemi 5 vetë. Si ne mund të mendojnë dhe 15 do ta shikojmë gjatë rrugës. Ky është nukli i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës për shumë gjëra. Si do të hyjmë në zgjedhje? Do ta shikojmë rrugës. Mund të hyjmë si parti të ndryshme të gjitha bashkë. Do të tentojmë që kushdo që i bashkohet këtij grupi të hyjmë me listë të hapur. Ky është principi që na bashkon. A do të jenë 2, 4 apo 5, do ta shohë rruga. Sot s’po bëjmë as parti por po deklarojmë publikisht që mendojmë ndryshe.  Pra nuk është grup politik' tha Dash Shehi.

Ku ndahen me opozitën?

Deputeti Dashamir Shehi sqaron konkretisht 3 gjërat që i ndan me kolegët e vet të opozitës. Një nga ato është fakti se  

"Ne me kolegët e tjerë opozitarë na bashkon lufta kundër qeverisë së korruptuar dhe lufta kundër autokracisë së Edi Ramës. Na ndajnë tre gjëra: Përqasja që kemi për demokracinë. Ata bënë një marëveshje për listat, ranë dakord praktikisht, ne donim ti hapnim dhe ti jepnim rrugë atyre që janë jashtë parlamentit. Kjo është ndarje e madhe. Na ndan përqasja që kemi ndaj sistemit të drejtësisë. Edhe ne e konsiderojmë që ka defekte por gjithsesi është lloj shprese sot për sot për të pastruar një pjesë të politikës shqiptare. Na ndan dhe raporti që kemi për ndërkombëtaret. Nuk mund të orientojmë të djathtën shqiptare të bëjë këtë politike që bën sot. Jo anglezi, jo Amerika. Pse? Se ia bëmë peshqesh lidhjen që ishte e jona me të djathtën europiane, me perëndimin e Amerikën Edi Ramës.Në vend që të ishim ne protagonistët u bënë kalamajtë e liderët e komunistëve, PS-ja trashëgimtarja e Partisë së Punës. Na u bë më perëndimore se ne." 

Si do të prezantohen në zgjedhje të reja?

Ende nuk e kanë të qartë. Megjithatë ftesa është e hapur dhe jashtë parlamentit. 

"Mund të prezantohemi si bashkim partish. Thirrja jonë nuk është vetëm për kolegët, por i thërrasim dhe partive të tjera jo parlamentare, flukseve të tjera jo të formalizuara dhe elitës shqiptare të prezantohet në formën e një bashkësie politike, do të aplikojmë sistemin me lista të hapura' tha Alibeaj

"Ka vend të gjithë për të garuar me kushte të barabarta me lista të hapura. Akses për të gjithë dhe përballje me popullin shqiptar' shtoi më tej. 

Lajmi në përditësim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhyl: 13/09/2024 16:23

    E keqja e madhe qe pllakosi te dj athtten tuaj,ishte veprrimtaria negative e juaja qe i hapet rruge anarshis ,korrupsionit galopant,,e shume aspekteve te tjera qe duke qene ne parlamentju heshtet per cdo gje votuat per Saliun .Por ju harruat se cdo te mbjellesh do korrish .Dhe tani luftoni per vehten tuaj e jo per interesa te popullit .Nuk jane keta me te mire,por si ju nuk jane?Ju e tmerruat popullin 2 here,,por per te treten here eshte shume veshtire tu besosh,megjithese hiqeni me te moderruar.Ju duhet pune e madhe per te arritur besimin.Ju duhet te beni hapur para popullit per autokritike per punen tuaj negative,mos u kapni se bijtte e komunisteve etj dokrra qe paraqini,te tilladokrra ju demtojne me shume se ju japin te drejt.Jeni te zot te bindeni popullin me alternativa e pune ne interes te popullit,se eshte shume veshtire se populli,qorr per qoor me mire po mbaje kete qe kame.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja