Pesë të vdekur nga orteku i borës në Iran

Pesë të vdekur nga orteku i borës në Iran

Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në bjeshkët Oshtrankuh në perëndim të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.

Trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, San Boran, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital.

Ekipi prej nëntë alpinistëve përbëhej nga dy alpinistë nga Melair, një qytet në provincën Hamadan, ndërsa shtatë nga qytetet Borujerd dhe Durood në provincën Lorestan.

Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër