Peticioni ndaj Ben Blushit, Arapi:
Shpifje anonime dhe keqdashëse 

Peticioni ndaj Ben Blushit, Arapi:<br />Shpifje anonime dhe keqdashëse 
ELBASAN- Kryetarja e Partisë Socialiste të degës së Elbasanit,  Luljeta Arapi ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike “akuzat” se një grup socialistësh kanë akuzuar deputetin Ben Blushi  se ka krijuar rrymë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreu të grupit të PS-së Gramoz Ruçi.

Në një letër dërguar medieve pasditen e sotme, Luljeta Arapi i quan akuzat “shpifje anonime, të pavërteta dhe keqdashëse nga individë që kërkojnë të përçajnë Partinë Socialiste”.

LETRA E PLOTË

Jam e detyruar të dal me këtë deklaratë për shtyp, nisur nga një shpifje anonime të lançuar në median e shkruar dhe vizive ku hidhen akuza të pa vërteta ndaj Degës së Partisë Socialiste Elbasan dhe të deleguarit të kryesisë P.S.SH Ben Blushi.

Unë si kryetare e Partisë Socialiste të Elbasanit dhe në emër të strukturës së partisë hedh poshtë me indinjatë akuzat e pavërteta dhe keq dashëse nga individë të caktuar që kërkojnë të përçajnë partinë socialiste e cila sot është më e bashkuar se kurrë. Unë jam Kryetare e zgjedhur dhe po ushtroj mandatin tim komfrom statutit të partisë. Ky shqetësim nuk më është paraqitur fare as mua si kryetare dhe as pranë strukturave të partisë së Elbasanit.

Këtyre individëve anonimë të cilët flasin në emër të anëtarësisë së partisë ne ju themi që të gjitha propozimet dhe emërimet e drejtorëve janë bërë konform të gjitha rregullave, kritereve të aftësive profesionale,morale dhe politike dhe janë figura që përfaqësojnë më së miri qytetarinë elbasanese.

Hedh poshtë me neveri shpifjet që përmban ajo letër anonime dhe I bëj të qartë të gjithë anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Elbasanit qe kjo bëhet për ta përçarë partinë për interesa të ngushta personale përfitimi të disa individëve. Ashtu si shumë socialistë edhe unë kryetarja e PS jam ende e papunë. Jam larguar nga detyra prej kryetarit të Bashkisë Elbasan më date 28 qershor 2013,por pavarësisht kësaj jam në krye të Partisë së bashku me strukturat duke punuar çdo ditë me detyrimin moral dhe politik për të kryer deri në fund detyrën me shumë përkushtim. Do ta bëj këtë çdo ditë, sot e në vazhdim për të përfaqësuar dhe mbështetur interesat e çdo socialisti në qytetin e Elbasanit .

Për qëndrimet dhe veprimet e mija jam e gatshme të ballafaqohem me çdo socialist apo forum të PS.

 ME RESPEKT

Luljeta ARAPI

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi