Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili përmes një letre zyrtare ka uruar kreun e ri të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, Jeff Session.  

Në letrën e tij, Vasili e konsideron zgjedhjen e Sessions në këtë detyrë si “një lajm të shkëlqyer dhe garanci për shtetasit amerikanë, sikurse edhe për vendet aleate si Shqipëria.

Me mirënjohje të thellë konstatoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një partner i ngushtë për institucionet shqiptare, ndaj gjej rastin të vlerësoj këtu ndihmën e Departamentit të Drejtësisë, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në konsolidrimin e shtetit ligjor në Shqipëri”, shkruan Vasili.

urimi petrit vasili jeff sessions
(Letra e Vasilit për ​Session)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com