Deputeti socialist Petro Koçi, ish-ministër i Mbrojtjes, ka reaguar për të gjithë debatin e krijuar në Shqipëri dhe Kosovë për mbi të gjithë për atë që ai e quan aleancë e Albin Kurtit me Sali Berishën.
Sipas tij, ai dhe Vetëvendosja janë duke u vënë në shërbim të Berishës me debate shterpë si ky për Bregoviçin. Petro Koçi e quan 'Vetëzhvendosje' partinë që e drejton Kurti, teksa e fton që të bëhet serish Vetëvendosje.
“Vetëzhvendosja është e lirë të përzgjedhë alëatët e saj. Por vënia në shërbim të Sali Berishës, kur ky sapo është shpallur 'non grata' nga SHBA bie erë të keqe. Patriotizmi i stërmundimshëm për t’u marrë me një Bregoviç nuk e shpëton Saliun.
Nuk e fshin faktin që ndërmarrja Shqiponja e PD kreu trafik karburanti me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit sipas marrëveshjes Berisha-Bullatoviç. Nuk e fshin dot faktin që Berisha e quajti tradhti kombëtare firmosjen në Rambuje. Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Të asaj brenda Flamurit kuqezi.
Pa Shqipërinë, Kosova është e humbur. Për Shqipërinë, Kosova është garancia me rëndësishme strategjike. Shqipëria dhe Kosova pa SHBA dhe BE nuk i realizojnë dot aspiratat dhe interesat kombëtare.
Prandaj është mirë që Vetëzhvendosja t’i kthehet të ardhmes së interesit tonë kombëtar. Dhe jo të shkuarës 'non grata'. Aleanca me Berishën është kompromentuese. Të bëhet Vetëvendosje”, shkruan ai.
Albin Kurti nje koqekandari
PërgjigjuAlbin Kurti është bër si dordolec me trem laraskat. E jo më të shpëtoi qenin salhe. Kurti është tamam dallkauk shkon nga fryn era e Kurti qelbet era.
PërgjigjuSalen se shpeton dot as perendia ne gjendjen qe eshte katandisur ejome albinistani i cili ben mire te ruaj veten se me keto mend do shkoi per vete per lesh
PërgjigjuSi ta “shpëtoi” Kurti salen, a jeni në vete ju ? Kurti nuk i del kundër Amerikës as për babain e vet në këtë situat !!!
Përgjigju