Opozita e ridëshmoi mbrëmë se është e kapur peng në thesin e të kaluarës së tërbuar. PD, një biçim partie e rreshtuar si një detashment skllevërish që luftojnë shtetin, policinë e tij, e mbytur nga absurdi konceptual shfrytëzoi datën simbolike 20 Shkurt jo për të rrëzuar ndonjë bust, por për të ringritur bustin e gjallë të Sali Berishës.
Busti i Sali Berishës, dikur i instaluar në Presidencë, pastaj në Kryeministri tashmë ka hyrë si fantazmë në barkun e deputetëve e jo pak mbështetësve të PD.
Shkurt, ky grupim duket si një parti shtatzënë që pret të rilindë Sali Berishën. Një situatë absurde, ku një parti lehonë pritet të lindë një bebe fantazmë 82 vjeçe. Për këtë katandisje në një anormalitet që e kuptojnë edhe bebet e vërteta politike, fajin nuk e ka Saliu. As Edi Rama. As gjykatat, as policia, as KQZ, as bandat, as BE, as SHBA. Fajin e ka vetë kjo gruaja, që në gjendjen civile mban emrin Partia Demokratike.
Si nuk e kupton kjo grua që nuk mund të ndodhë që një bebe kur sapo lind të jetë 82 vjeçe? Nuk e kupton sepse është në një situatë patologjike mendore nga e cila nuk po shërohet edhe me asistencë mjekësore nga jashtë. Gjendja është edhe me e ndere kur kujton që bebja, nëse lind do të lindë Non Grata. Shqipëria jonë një maternitet unik në botë!
Maternitet i bebeve të çuditshme politike! Aty ku është shtruar një grua politike që pret të lindë një bust!
Komente













Fjalët nuk e shpjegojnë dot! 82 vjeç. Kjo nuk është etikisht e saktë. Nuk kemi të drejtë ta fajësojmë Ramën në këtë rast... Së pari, opozita duhet të jetë gati të jetë një alternativë ndaj Ramës... Me Berishën, opozita nuk ka asnjë vlerë nominale... Së dyti, e gjithë opozita duhet të bashkohet nën Adriatik Llapajn e "Shqipëria Behet". PD nuk mund të jetë kurrë parti me Berishën... Shehaj duhet të ngasë... Nëse jo, askush nuk duhet të ankohet...
PërgjigjuPret te linde beben por bebja eshte e vdekur!
Përgjigju