Petro Koçi jep dorëheqjen si nënkryetar në Komisionin e Edukimit: I zhgënjyer edhe nga deputetët e PS

Petro Koçi jep dorëheqjen si nënkryetar në Komisionin e Edukimit: I zhgënjyer edhe nga deputetët e PS

Petro Koçi

Deputeti socialist Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, pas një përplasje të gjatë në lidhje me ligjin e Akademisë. Në një postim në Facebook, Koçi shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit në komision.

Ai shkruan se ëstë ndjerë i fyer nga opozita por edhe nga mazhoranca.

“Zoti Koçi, ne ambientin parlamentar perflitet se ju kini dhene doreheqjen para disa kohesh nga pozicioni i nekryetarit te Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik. I mbeteni akoma te njejtit qendrim pasi projektligji juaj tashme kaloi ne seancen parlamentare?

Sigurisht qe po. Ne daten 11 Korrik ne mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Nje projekt qe gezonte mbeshtetjen e shumices se komunitetit akademik. Ne perfundim te mbledhjes une deklarova doreheqjen per dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh ne votim me manovren e largimit te deputeteve te opozites dhe reduktimt te prezences deri ne mungese kuorumi. E dyta sepse disa kolege te maxhorances mbajten qendrime me ekuivok duke e mundesuar taktiken e opozites per te rrezuar kuorumin.  E konsiderova fyerje si sjelljen e opozites ashtu edhe ate te kolegeve te mi. Une nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua te ndihen te kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo eshte kunder rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkeve politike kunder Gjinushit nuk mund te cenoje proceduren parlamentare. Prandaj deklarova doreheqjen. Mendoj se ndodhi te tilla nuk mund te kalojne pa pasoja. Dhe terheqja ime nuk ka lidhje me fatin e nje projektligji por me fatin e procedures dhe rregullit parlamentar.

Ne pozicionin e anetarit te thjeshte neper komisione do kem serish te njejtin angazhim parimor.

Edhe nese per kete doreheqje nuk e vret njeri derrin ne ate komision, per mua ka rendesi qetesia e ndergjegjies time politike.”- shkroi Koçi.

Dy deputetët e PS-së Koçi e Beqiraj dërguan një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka para se të miratohej pr/ligji ku kërkonin  që të miratohej të hënën vetëm amendamenti që lejonte kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç. Opozita e kritikoi këtë kërkesë të depozituar më herët nga dy deputetët si një manovër për të mbajtur akademikun, Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë. Ky projektligj u miratua në seancën e fundit plenare. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 24/07/2023 12:10

    sh fisnik

    Përgjigju
  • Denisa: 24/07/2023 08:03

    Jo vetem Petro Koci, por te gjithe jemi te zhgenjyer nga kabineti i marionetave hajdute te Edwin Rames.

    Përgjigju
  • The: 24/07/2023 05:46

    Petro ka qene dhe do ngelet venje klaaike.

    Përgjigju
  • Scutari: 24/07/2023 00:23

    Marksist deri në rrënjë!

    Përgjigju
  • Zoti Koçi: 23/07/2023 23:21

    Te paska ardhur letra edhe ty! Suksese ne jete sepse pervec ekipit te plote te futbollit qe formuat ne burg, tani po filloni te krijoni edhe ekipet e shpresave ose te rinjve. Jeni te korruptuar deri ne palce ndaj populli per ju ndjen vec neveri.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 23/07/2023 22:13

    Z. Koçi më duket veprim i papergjegjshëm dorheqia jote, edhe pse nuk i di motivet e dorheqjes. Dy jane arsyet e ketyre papergjeshmërive te mazhorances: ose lodhje nga pushteti, e nuk keni vlerat e duhura brënda vetes, per ti afruar gjithone e më shumë ketij populli. Ose keni permbushur interesat tuaja personale gjate këtyre viteve me pelivanlleqe e nuk po ju mbyllet rruga e pelivanlleqeve per me tej nga SPAK-u. Do ishte më e ndershme te hapnit rrugen brezave të rinjë që sjellin moral te ri ne politikë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare