Qeveria dërgoi pak ditë më parë ankim në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku.

Por, nëse Gjykata Kushtetuese kundërshton pezullimin, atëherë për Enkelejd Alibejan SPAK do të marrë një masë më të rëndë ndaj saj, arrest me burg ose arrest shtëpie.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se është kërkuar pezullim nga detyra për Ballukun duke marrë parasysh disa arsye nga ana e GJKKO.

‘Një deputet nëse vendoset në arrest me burg apo shtëpie është i pezulluar, arresti kërkon leje nga parlamenti, kurse pezullimi i funksionarëve të tjerë s’ka nevojë për leje nga Parlamenti. SPAK ka zbatuar një ligj, po mund të shkonte dhe me masën arrest me burg. Në cilin nen të kodit të procedurës së Kushtetutës apo të një morie ligjesh kryeministrit i njihet i njihet e drejta të pezullojë ministrin. Ka dy kompetenca kryeministri propozon emërimin dhe shkarkimin, SPAK ka vendosur pezullim.

SPAK është i detyruar që të kërkojë një masë tjetër që ajo të mos kontaminojë provat dhe të mos ikë dhe të mos kryejë një vepër tjetër penale. Cilat do të ishin ato masa që do të arrin këtë qëllim ose arrest me burg ose arrest në shtëpi. Për mua janë disporporcionale. SPAK ka vlerësuar dhe dy element është grua, është nënë dhe ka gjetur që masa që arrin qëllimin është pezullimi nga detyra. Do kërkojë një masë më të rëndë, arrest me burg ose shtëpi’, tha ai.

Analisti Arben Meçe, tha se pezullimi nga detyra është shkarkim. Sipas tij, kjo është një çështje e cila do të marrë kohë.

‘GJK e ka pranuar çështjen e ka regjistruar dhe caktohet trupa me 3 persona që është trupa filtruese dhe përgatit dokumentacionin për seancë publike. Kjo trupë do të shqyrtojë pasi kërkohet pezullimi i pezullimit dhe nesër do të mblidhet një kolegj i cili do të diskutojë pezullimin e pezullimit. Balluku është në hetim rruga e thjeshtë dhe normale është shkalla e parë, e dytë, Gjykata e Lartë dhe GJK. Rama gjykon se është cenuar pushteti. Ajo është e shkarkuar sepse një çështje penale që shkon shumë kohë, do vijë qeveria tjetër dhe tjetra dhe ajo do të vijoi të jetë e pezulluar’, tha ai.  

Analisti Plator Nesturi, tha se pezullimi i Ballukut, vërtetoi pavarësinë e SPAK duke hedhur po poshtë akuzat e opozitës se SPAK është në kontrollin e qeverisë.

‘Tani ka rënë narrativa që SPAK është në kontrollin e Ramës, opozita ka thënë se SPAK është një bandë e strukturuar kriminale dhe në shërbim të tij dhe kjo ka rënë tani. SPAK po bënë punën e vet. Vendimi i GJK për Ballukun, kemi hyrë në një proces legal që do të dojë një interpretim legal për zgjidhjen e këtij ngërçi. Mënyra si do të operohet do të ketë efekte të mëtejshme. Ky organ që është pjesë e rëndësishme e zhvillimeve dhe luftën kundër korrupsionit po e bënë detyrën e vet nuk është një shtojcë në shërbim të njërit apo tjetrit në politikë, por e ka marrë seriozisht për atë që është ngritur luftën kundër korrupsionit’, tha ai.

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të sqaroi nëse ka të drejtë GJKKO për të pezulluar një ministër ose jo.

 ‘Sa kohë i është kërkuar GJK që të vlerësoj vendimin e GJKKO për Ballukun që për mua është diçka s’mund të kërkosh që të vendos GJK, është pjesë që i takon tjetër trupe për ta gjykuar këtë gjë. Pavarsisht se çfarë i ka kërkuar, unë them se GJK do t’i japë përgjigje pyetjeve nëse ndodhemi para situatës ku kemi mbivendosje të pushteteve. Nëse jemi në kushtet ku është shkelur parimi i profesionalitetit dhe nëse ajo që ka bërë gjykata i kundërvihet parimeve kushtuese në bazë të të cilave GJK besoj më shumë se do të merret me atë. Pra do merret me thelbin dhe do ti japë përgjigje nëse ka të drejtë GJKKO për të pezulluar një ministër. Nëse GJK do t’i japë përgjigje këtyre do të zgjidh një problem të madh. GJK duhet që ti vendos vulën’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
'SPAK është i varur nga BKH', Plator Nesturi: Rritja e bashkëpunimit do rrisë cilësinë e hetimeve

 

Analisti Plator Nesturi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv komentoi propozimin e SPAK për Joni Ketën për poostin e drejtuesir të BKH.

Ai tha se SPAK është i varur nga BKH dhe rritja e bashkëpunimit mes tyre do rrisë cilësinë e hetimeve.

‘Lidhur me zbatueshmërinë e kërkesave që kanë pasur për objekt të caktuar të hetimit unë them se duhet të shkojë jo vetëm në forcimin e SPAK dhe BKH por të gjithë institucioneve të drejtësisë. Kjo që po ndodh brenda jo vetëm SPAK për mënyrën që po realizon objektivat e veta, e shtrirë edhe tek BKH kur duket se së pari është aktor për zgjedhjen e kreut të BKH dhe kjo që është e rëndësishme. Prokurorët e SPAK janë të ndërvarur nga hetimet e BKH në terren dhe forcimi i këtij bashkëpunimi mund të sjell suksese më të mëdha dhe mund të rrezatojë nesër edhe në institucionet e tjera’, tha ai.