Për avokaten Enida Bozheku, pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut nga GJKKO, nuk e pengon atë që të prishë provat.
E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Bozheku, tha se Balluku është ende deputete dhe mund të ndikojë për prishjen e tyre.
‘Ndikimi që mund të ketë ajo tek personat që kanë dijeni për fakteve dhe tek prishja e provave. Në këtë situatë i kërkohet pezullimi. Pezullimi nuk sjell asgjë sepse ajo është deputete, me një pushtet të madh, nëse do të ndikojë ajo tek dëshmitarët ose të prish provat, ajo i bënë ato duke qenë se është deputete. Aty ku punon në ministri, ajo i ka të vetët, ca ndryshimi është nëse është ministre apo deputete, atëherë çfarë ndodh kërkon heqjen e mandatit dhe mblidh provat pa përjashtim’, tha ajo.
Teksa Gjykata Kushtetuese shtyu sot për në 2 dhjetor seancën për Belinda Ballukun, për shkak se trupës ju bashkua një gjyqtar i ri, avokatja tha se nëse Kushtetuesja rrëzon vendimin e GJJKO për pezullimin nga detyra ndaj Ballukut mund të merret një masë më e rëndë.
‘Por ama në këtë situatë SPAK ka kohë mjaftueshëm, gjëja është bërë publike. Masa e sigurisë ka elementin e surprizës, a mund ta kërkojë SPAK heqjen e imunitetit në Parlament. SPAK do pres Kushtetuesen, nëse ajo e rrëzon GJKKO, do t’i hiqet imuniteti me një masë më të rëndë’, tha ajo.
Avokatja tha se Ballukut duhet që të kishte dhënë dorëheqjen nga posti.
‘Në një vend normal do të ishte dhënë dorëheqja dhe më pas do të ishte përballja me drejtësinë dhe nëse nuk do të bëhej dorëheqja duhet që të bëhej shkarkimi nga detyra’, tha ajo.
Komente











