Vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut do të shqyrtohet nesër (2 dhjetor) në Gjykatën Kushtetuese, pasi u ankimua nga qeveria.

Për ish- drejtuesin e policisë Shemsi Prençi, pezullimi i Ballukut nga detyra i Ballukut është në përputhje me ligjin. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Preçi deklaroi se SPAK ka prova të forta për Ballukun.

‘Prokurori dhe gjykata kanë vepruar në raport me ligjin dhe duke respektuar edhe kushtet edhe personin. Balluku e ka ditur mirë, është thirrur në SPAK mbi 10 herë gjatë viteve 2024 dhe 2025. Është marr në hetim dhe e pandehur. Ne duhet që ti themi gjërat në raport me ligjin Balluku. Është kapur duke folur me vartësin e saj dhe flet për para. Ose ajo vjedh duke përdorur emrin e Ramës ose duke i thënë ai. Ajo edhe kur ishte nën hetim bënte tendera, siç janë fondet që janë shtuar për rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës. Vjedhjet si bënë dot një zyrtar i vetëm, ose do i kalojë në emrin e kompanisë ose të vartësit. Balluku ka dashur që ti bëjë ato, aq më tepër që ka përdorur edhe emrin e Ramës. Rama duhet që ti kërkojë llogari Ballukut duke i thënë pse ke vjedhur në emrin tim. Po SPAK ka prova të forta’, tha ai.

Avokati Indrit Sefa, tha se Balluku ka fuqinë që të prishë provat. Ai theksoi se sa kohë që u mor si e pandehur, ajo s’duhet që të qëndronte më në postin e zv.kryeministres por duhet që të kishte dhënë vet dorëheqjen.

‘Për mua pezullimi është një masë sigurie që e lejon kodi i procedurës penale. Në praktikën tonë lejohet, sa kohë e njëjta gjykatë mund të kërkonte edhe arrest në shtëpi ose me burg, arresti me burg është pezullim sepse të është hequr liria. Po si ministre ka fuqinë të prishë provat. Kur ajo u mor e pandehur iu dha mundësia nga drejtësia që të mos kishim edhe ndërhyrje në qeverisje, pra iu la kohë që të reagonte vet, të jepte dorëheqjen. Ajo u mor e pandehur dhe s’mund të rrish më si zv-kryeministre e vendit’, tha ai.

Analisti Mentor Kikia, tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të zgjidhë nesër ngërçin për çështjen Balluku. Ai theksoi se Balluku është rasti i parë kur një zyrtar duke qenë në detyre implikohet me drejtësinë.

 ‘Ka një nen ku është bazuar gjykatësi që thotë mbrojtje kanë deputeti, anëtari i këshillit bashkiak dhe kryetari i bashkisë. Ajo që po luhet në Gjykatën Kushtetuese është politike, por kjo histori mbyllet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ajo e quan të drejt vendimin e GJKKO vazhdon historia me pezullimin, nëse jo prokuroria futet në rrugët e tjera. Balluku është rasti i parë ku një zyrtar implikohet me drejtësinë duke qenë në funksion, sepse të tjerët kanë shkuar në prokurori si ish- drejtues, pasi ose janë shkarkuar nga detyra ose kanë dhënë dorëheqjen nga posti që kanë pasur’, tha ai.

Për avokatin Edmond Petraj, duhet që të pritet vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

‘Kryeministri ka kërkuar interpretim në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun dhe nuk e ka shkarkuar. Nëse ajo do të shkonte në punë, pra do të ushtronte detyrën do të ishte vepër penale që s’ka respektuar vendimin e gjykatës. Të shohim nesër, ka shumë vakume dhe hapësira. Jemi në momëntin që për herë të parë po merren këto masa’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Pezullimi i Ballukut/ Indrit Sefa: Kushtetuesja do t'i vendosë vulën, drejtësia po tregon se është e pavarur

 

Avokati Indrit Sefa, tha në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim nesër për pezullimin e Belinda Ballukut, nëse çështja do të kalojë në senacë plenare.

Sefa tha se me vendimet e marra drejtësia kanë treguar se drejtësia në vend është e pavarur.

'Këta janë gjyqtar paraprak, janë 3 dhe do të gjykojnë nëse çështja do të kalojë në seancë plenare. Mendoj se duhet ta kalojnë për shqyrtim në seancë plenare. Është rasti i parë dhe nevojë për ezaurim. Të 3 e shohin nga ana formale, a ka bazë kushtetuese kërkesa, a ka vendime të mëparshme kjo gjykata që ka pasur raste të ngjashme jo. Jemi në një situatë unikale i shkon një kërkesë e tillë për herë të parë dhe është kjo gjykatë pra GJK që do ti vendos vulën. Po vendimmarrjet e drejtësinë kanë treguar se kanë qenë vendime të pavarura’, tha ai.