Pezullimi i Enkeleda Kapedanit pas videoskandalit në TikTok, kush është gjyqtarja që 'i zuri vendin' në Gjykatën e Elbasanit

Pezullimi i Enkeleda Kapedanit pas videoskandalit në TikTok, kush është gjyqtarja që 'i zuri vendin' në Gjykatën e Elbasanit

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau. Ky vendim vjen pas pezullimit nga detyra të Enkeleda Kapedanit, pas video skandaleve në TikTok. 

Matilda Fetau ishte ‘rivalja’ e saj në garën për të marrë drejtimin e Gjykatës së Tiranës, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu 1 votë. Vitet e saj të eksperiencës bënë që të zgjidhej ajo, edhe pse kishte të njëjtin numër votash me Matilda Fetau. Kapedani kishte dy vite më tepër punë eksperiencë në raport me gjyqtaren Fetahu, për këtë aryse mori vendimin për drejtimin e Gjykatës së Elbasanit. 

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait e ndërsa mori vëmendje pas publikimit të videove në TikTok, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit dhe me këngët 'Mafia Mafia'. Në seancën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kapedani tha se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po “bëhet kokë turku e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm. Megjithatë, në fund KLGJ pranoi kërkesën e ILD-së për pezullimin e saj deri në përfundim të hetimeve. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro