ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit kundërshton vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij qyteti që rrëzoi kërkesën e organit të akuzës për të pezulluar nga detyra Gjin Gjonin, gjyqtarin e Apelit në Tiranë të vënë nën akuzë për fshehje të pasurise dhe falsifikim dokumentesh. Organi i akuzës së Elbasanit ka apeluar pranë Gjyaktës së Apelit Durrës vendimin e 16 Majit të dhënë nga GJyakta e Rrethit Elbasan.
 
Prokuroria e Elbasanit argumenton në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Apelit se duhet rrëzuar vendimi i shkallës së parë, pasi “kjo Gjykatë nuk përmend të gjitha rrethanat e faktit që ka paraqitur organi i Prokurorisë, nuk i analizon ato dhe për pasojë në mënyrë të paarsyetuar drejt rrëzon kërkesën për caktimin e masës ndaluese”.

Prokuroria e Elbasanit shprehet se pas kallëzimit të dorëzuar nga ILDKPKI ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni, veprimet hetimore krijuan bindjen se “për nevoja të mëtejshme të hetimit, personi nën hetim duhet pezulluar nga funksioni i tij si gjyqtar, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës e që kanë të bëjnë me detyrën që kryen personi nën hetim si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)