Pezullimi i ligjit të Vetingut nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është pasqyruar duke bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si zvarritje të Reformës në Drejtësi.
 
“The New York Times” shkruan se pezullimi i ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi do të bllokojë nisjen e procesit për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Edhe AP me “Fox News” i kanë kushtuar rëndësi duke e pasqyruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre dërgimi i ligjit në Komisionin e Venecias është zvarritje, pasi është shprehur një herë për këtë paketë që u miratua nën kujdesin e BE dhe SHBA.
 
Pezullimi i ligjit, vjen vetëm pak ditë para vendimit të progres raportit ku Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

The New York Times
The New York Times
Fox News
Fox News

d.b/shqiptarja.com