TIRANË - Njëzet e një drejtues të lartë të Doganave janë pezulluar pa afat për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vjen e paralajmëruar pas një "inspektimi" që kryeministri pati javën e kaluar në këtë institucion.
Burime nga Doganat thanë për Shqiptarja.com se pezullimi nga detyra i këtyre drejtuesve vjen menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës. Janë pezulluar 4 zëvendësdrejtor të Drejtorisë së Përgjithshme, nga të cilët 2 pritet të shkarkohen. Gjithashtu janë pezulluar edhe disa drejtorë rajonal në disa qytete por edhe doganierë të thjeshtë.
Motivacioni kryesor i kësaj mase është performanca e ulët në mbledhjen e të ardhurave. Pwr rrjedhojw të gjithë drejtuesit e pezulluar do të dalin para Komisionit Disiplinor të Administratës Publike. Komisioni mund të vendosë transferimin në një pozicion tjetër, uljen në detyrë ose shkarkimin nga puna.
Kjo masë pezullimi vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pranë Drejtorisë së Doganave, ku paralajmëroi drejtuesit për performancën e ulët në mbledhjen e të ardhurave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com