Pica "Petalosa", 100% italiane
kandidate për në UNESCO

Pica "Petalosa", 100% italiane<br />kandidate për në UNESCO
Pak miell, domate e moxarela dhe disa lloje lulesh ushqimore si "viola del pensiero", "viola cornuta", "boca di leone" e "calendula": ja pica 100% italiane. Kjo picë e shijshme dhe e bukur u krijua në Modena për të festuar vendimin e Italisë për të kandiduar në Trashëgiminë Jomateriale të Unesco-s.

pica petalosa

pica petalosa

Pagëzimi i picës së re, dedikuar grave dhe e përgatitur me lule të ushqyeshme me të gjitha përbërësit italianë, u prezantua nga "Coldiretti",  në ekspozitën "Pasione të gjelbërta" në Modena.

Ata që e krijuan këtë picë "pranverore" janë Stefania Nobili dhe Nazzarena Ferretti. Objektivi i tyre është arritja e 1 milionë firmave për ta prezantuar picën në 14 mars në Paris, ku komisioni ndërkombëtar do të vendosë për ta futur apo jo në listën e Trashëgimisë Kulturore jo Materiale të njerëzimit. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën