Piepoli parashikoi saktë rezultatin
e zgjedhjeve në Report Tv/Tabela

Piepoli parashikoi saktë rezultatin<br />e zgjedhjeve në Report Tv/Tabela
Mes analistëve të shumtë, të cilët për muaj me radhë populluan ekranet e televizioneve dhe portalet në internet, të gjithë me pretendimin se flisnin në emër të popullit shqiptar dhe për hallet e tij, i vetmi që fotografoi me saktësi realitetin dhe që parashikoi se si do të votonte populli më 25 qershor, ishte një i huaj, Roberto Baldassari, president i Institutit Piepoli, i cili, me tre jave avancë, parashikoi në ekranin e Report TV rezultatin ekzakt të zgjedhjeve politike.

I akuzuar nga fake-mediat dhe fake-politikanët e zakonshëm se kishte prodhuar sondazhe të rreme, madje të porositura nga Partia Socialiste, Instituti Piepoli, në të vërtetë, konfirmoi edhe në Shqipëri emrin e vet të mire, se është instituti më i rëndësishëm italian i sondazheve, i famshëm edhe në Evropë përsa i përket saktësisë së parashikimeve të tij.

I zgjedhur nga Report TV për të kryer sondazhet parazgjedhore, Instituti Piepoli, që në të dhënat e para të transmetuara më 6 qershor, evidentoi në mënyrë të përsosur tendencën e zgjedhësve shqiptarë, duke gjetur më në fund, në sondazhin e 19 qershorit, rezultatin e saktë, që u materializua, më pas, me votën e 25 qershorit.

parashikimi ne rang vendi

Sikurse shihet në tabelë, Piepoli kishte parashikuar në rang kombëtar për Partinë Socialiste një rritje deri në 73 mandate dhe ajo arriti 74, për Partinë Demokratike parashikonte një rënie tek 41 deri 45 mandate dhe ajo arriti 43, për LSI-në parashikonte një rritje deri në 17 mandate dhe ajo mori 18, për PDIU-në një situatë stabël deri në 4 mandate dhe ajo mori 4.

Ndërmjet zërave më kritikë ndaj sondazhit nuk ishte vetëm LSI e Ilir Metës, që gjatë gjithë fushatës elektorale deklaroi se do të bëhej forca e parë politike e vendit dhe së cilës 17 mandatet e parashikuar nga Piepoli i dukeshin pak dhe frut i “korrupsionit”, por edhe Libra e Ben Blushit, që në të vërtetë doli i vetmi rezultat i gabuar: sondazhi parashikonte për partinë e re të Blushit dy mandate, por as ato ajo nuk i mori dot.

Sondazhi i Piepolit rezultoi shumë i saktë edhe në parashikimet e mandateve sipas qarqeve, duke filluar nga Tirana, ku Piepoli parashikoi rritje të Partisë Socialiste deri në 19 mandate dhe ajo mori 18, rritje të LSI-së deri në 4 mandate dhe ajo mori 5, për Partinë Demokratike midis 9 dhe 13 mandateve dhe ajo mori 11, si dhe për PDIU-në mes 0 dhe 1 mandati dhe kështu ndodhi vërtet.

parashikimi per tiranen

Piepoli kishte parashikuar në mënyrë të saktë edhe që në qarqet e Korçës dhe Shkodrës, mandatet nuk do të ndryshonin ndaj atyre të 2013-ës, megjithë një rritje të ndjeshme të Partisë Socialiste në Shkodër, që në fakt doli e vërtetë, ndërkohë që e habitshme ka qenë saktësia e parashikimeve për Fierin, Vlorën dhe Durrësin.

fieri
vlore

Në të tre këto qarqe, Piepoli kishte parashikuar një rritje të numrit të mandateve për Partinë Socialiste krahasuar me 2013-ën dhe në fakt në Fier PS kaloi nga 9 në 10 mandate, në Vlorë nga 6 në 8 mandate dhe në Durrës nga 6 në 8 mandate.

Në Durrës ishte parashikuar edhe një rritje me të paktën një mandat për LSI-në dhe humbja e të paktën një mandati për PD-në: të gjitha këto parashikime të konfirmuara me saktësi nga rezultatet reale. Bile duke pergenjeshtruar edhe vete kryeministrin, qe s'kishte besuar parashikime optimiste te kyetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako, qe kishte premtuar per PS-se nje rritje deri ne 7 mandate. 

durresi

Report TV është krenare që u dha vend këtyre sondazheve, të cilët, me saktësinë e tyre, konfirmojnë seriozitetin e Institutit Piepoli, si dhe profesionalizmin e pavarësinë, që tregoi, edhe në këtë rast, në punën e tij, televizioni ynë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët