Piktorja durrsake Alketa Tragaj fiton çmim europian në Milano

E renditur ndër 5 piktorët më të mirë bashkëkohor evropian për të marrë pjesë në një ekspozitë në Paris, përgjatë prillit të vitit të ardhshëm, Alketa Tragaj Myshketa, sapo është shpallur “Artista d’Europa 2023”.

Një ditë më parë në teatrin “San Babila” në Milano, piktorja durrsake u vlerësua nga një juri e përbërë nga emra të njohur të artit në vendin fqinjë. Tragaj u prezantua në këtë konkurs ndërkombëtar me një tablo kontemporane, të titulluar “Fiori” të punuar me vaj në kanavacë ku mbizotëron atmosfera pranverore.

Për Tragajn, përzgjedhja në 5 më të mirë e artistëve bashkëkohor dhe vlerësimi me titullin  “Artista d’Europa 2023” ishte arritja e konsiderueshme, pasi konkurenca ishte mjaft e fortë mes shumë piktorëve nga e gjithë Evropa.

Alketa Tragaj Myshketa është nënë e një vajze vetëm 9 muajshe, të cilën e mori me vete në kunkursin ndërkombëtar të zhvilluar në Itali, duke ndjekur artin dhe punën e saj pa hequr dorë asnjë moment.

Viti 2024 do ta gjejë të angazhuar me punimet e radhës, ndërkohë që pjesëmarrja më 26 prill 2024 në ekspozitën në Paris mbetet sfidë e bukur profesionale për Tragajn.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/12/2023 04:41

    /Georgia O'keeffe/ shqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë