Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, konkurrenti Donald Veshaj kërkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” telajo dhe bojë për të pikturuar portretin e të famshmit Adem Jashari.

Piktura u lavdërua pafund nga finalistët e shtëpisë, por edhe nga të gjithë njerëzit jashtë saj.  

Mirëpo, si çdo gjë tjetër në këtë edicion, edhe puna e Donaldit u vu sërish kësaj here në dyshim. Megjithëse ai ka treguar që është një piktor i talentuar dhe është marrë me këtë punë gjatë gjithë jetës së tij, sërish një pjesë e publikut dyshon se puna përfundimtare nuk është e Donaldit.

Në rrjet po qarkullojnë “teori konspirative” se Donaldi e përfundoi punën e tij por jo siç duhet, ndaj produksioni ia ndërroi pikturën me një tjetër më të realizuar.

Po ashtu po qarkullon edhe kjo foto e “dallimit” mes dy pikturave.

Mendoni se kanë dallim?

1/2