Kjo kërkesë e pilotëve ka ardhur pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme në jug të Alpeve Franceze ku avioni GermanWings Airbus A320 me 150 persona në bord (144 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit), u rrëzua duke shkaktuar humbjen e jetës së të gjithë personave në bord.
Sipas të dhënave nga ekspertët, deri tani është zbuluar se shkak i rrëzimit të avionit ka qenë një defekt teknik, çka ka shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të ndodhura vitet e fundit.
Mes të vdekurve mësohet të jetë Martyn Matthews, një biznesmen nga Mançesteri si dhe Marina Bandres, një grua Spanjolle lindur në Mançester bashkë me vajzën e saj 7-vjeçare.
Ndërkohe forca të shumta janë vënë për të nxjerrë viktimat edhe pse terreni në të cilin ka rënë avioni është shumë i papërshtatshëm. Kjo është tragjedia e dytë e kësaj kompanie ajrore të ndodhur mbi territorin Francez, që pas asaj të vitit 1974.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)