SHBA- Një pilot i Turkish Airlines humbi jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, duke detyruar avionin e linjës ajrore turke të bënte një ulje emergjente në Nju Jork.
Kështu ka bërë të ditur në rrjetin social, zëdhënësi i kompanisë turke.
Avioni i linjës kishte për destinacion aeroportin e Stambollit, teksa ndodhi ngjarja tragjike.
Zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota, raportoi “La Repubblica”.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por po priten rezultatet e ekspertimit dhe autopsisë. Për fat të mirë, nuk pati asnjë problem apo avari tjetër dhe pasagjerët u zbritën në gjendje të mirë shëndetësore, tha zëdhënësi Yahya Ustun.
“Ekspedita TK 204! Kapiteni Ilcehin Pehlivan, piloti i avionit tonë të tipit Airbus 350, me regjistrim të bishtit TC-LGR, që kryente fluturimin Seattle-Stamboll, i ra të fikët gjatë fluturimit”.
Ky ka qenë komunikimi i kabinës së pilotit të avionit me kullën, duke kërkuar edhe uljen në Nju Jork për emergjencën shëndetësore.
Fluturimi TK204 u ngrit nga Seattle pak pas orës 19:00 me orën e Paqësorit, të martën në mbrëmje. Piloti duket se ka hyrë në telashe në territorin kanadez të Nunavut, përpara se kolegët e tij të merrnin drejtimin dhe të niseshin për në aeroportin “John F Kennedy”, në Nju Jork.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.8%
-
Jo
18.9%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 5000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë, do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
21 Dhjetor, 08:15
-
Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
20 Dhjetor, 21:20
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor, 20:10
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
SHBA: Kemi vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri
20 Dhjetor, 18:40
-
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
20 Dhjetor, 17:05
-
Komente negative ndaj Robert Nofle se nuk lejoi Parashqevinë të takojë të birin, bashkëshortja e tij: S'jam përfshirë në çështje kujdestarie! Kemi marr kërcënime
20 Dhjetor, 16:31
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
-
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit
20 Dhjetor, 12:15
-
Luigi Mangione dhe P. Diddy në të njëjtin burg famëkeq, kriminelët kthehen në aleatë? Ndajnë të njëjtin avokat
20 Dhjetor, 11:10
-
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës
20 Dhjetor, 11:08
PO TE KISHIN VDEKUR TE DY PILOTET SI I BEHEJ HALLI.....
Përgjigju