Panoramës së lajmeve rreth shëndetit mendor dhe fizik të Andrea Lubitz, pilotit që rrëzoi qëllimisht në Alpet franceze i është shtuar edhe një element i ri: Aftësia e pilotit për të fluturuar. 27 vjeçari nuk kishte marrë kualifikimin e Administratës së Aviacionit Federal, e për rrjedhojë nuk mund të merrte në dorë timonin e avionit. Para se të merrte liçensën piloti ishte në psikoterapi, për atë që sipas dokumentit përcaktohej si përpjekje për vetëvrasje. 

Sipas Insitutit Federal Gjerman “Luftfahrt-Bundesamt”, qendra gjermane ajro-mjekësore e kompanisë së fluturimit “Lufthansa” ka lëshuar këtë dokument të vlefshëm. Mediat italiane bëjnë me dije se kompania është në dijeni për aftësinë e pilotëve për të fluturuar. E vetmja siguri është se Lubitz, duke mbajtur një certifikatë të vlefshmërisë ajrore, kishte çrregullime mendore të evidentuara si nga certifikata mjekësore ashtu edhe nga deklaratat e ish-të dashurës dhe të zbulimit në shtëpi, të barnave psikoterapeutike kundër simptomave maniako-depresive.

Mediat supozojnë se piloti ishte i vetëdijshëm për sëmundjen, por kishte frikë të humbiste punën e tij.

Burime pranë policisë së Dusseldor-it kanë thënë se në historinë e browserit të kompjuterit të pilotit janë zbuluar website pornografike gay që i kishte vizituar shumë shpesh, bashkë me faqe që flisnin rreth vetëvrasjeve. Investiguesit besojnë tanimë se gjendja e tij para se të shkaktonte aksidentin nuk ishte problem fizik në retinën e dëmtuar të syrit, por një çrregullim psikosomatik.

Lubitz mësohet se ishte subjekt i thashethemeve për seksualitetin e tij dhe i ishte vënë nga kolegët e tij nofka “Domatja Andy”, me kuptimin që edhe pse shumë njerëz e njohin domaten si perim, ajo është në fakt një frut.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)