Guido Guidi, piloti i avioni të rrëzuar në Ishëm është arrestuar edhe më parë nga policia italiane. Edhe në atë rast ai ishte protagonist i rrëzimit të një avioni. Guidi ishte pjesë e kompanisë Eurojet spa.
Incidenti i mëparshëm ka ndodhur në qershor të vitit 2003 ku nga rrëzimi i avionit ka pasur edhe viktima, për pasojë ka vdekur një pilot 35-vjeçar.
Si shkaktar për rrëzimin e avionit janë arrestuar disa persona ndërmjet tyre edhe italiani Guido Guidi. Për këtë aksident mediat italiane në atë kohë shkruan se ndodhi si pasojë e përplasjes më një tufë zogjsh.
Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, në vitin 2006, 68-vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg edhe për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë.
Guidi në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit Euroject, kompani në të cilën ishte edhe bashkëpronar ka paguar shumën 125 mijë euro ndaj një zyrtari të prokurorisë së Milanos në mënyrë që të ndryshohej dëshmia.
Ajo që duhet të bënte konsulenti teknik ishte deklarimi i gjendjes së mirë teknike të avionit dhe të pranonte se shkak i rrëzimit ishte tufa e zogjve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com