TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hequr xhaketën dhe ka përveshur mëngët duke u shndërruar në disa minuta si picajol në fshatin e madh të picave napolitane të bëra te Sheshi ‘Italia’ në kuadër të Javës së Kulturës italiane. Rama ka përgatitur një pica nga e para, nga brumi deri te servirja për qytetarët, ndonëse nuk ka qenë edhe shumë i kënaqur nga vetja, pasi nuk i ka dalë.
“Pse e imja nuk është rrumbullake si e jotja”, i tha Rama picajolit nga Italia.
Megjithatë, ai tha se është shumë i lumtur që po merr pjesë në këtë aktivitet, teksa ka vlerësuar ambasadën italiane për të gjitha eventet e bëra, duke e cilësuar si “kampione” pasi ka organizuar më shumë aktivitete në Javën e kulturës.
“Kemi bërë një program shumë të mirë është hera e parë që kemi bërë këtë program te javës ndërkombëtare të kulturës, është dhe hera e parë që Italia që është kampione për numrin e eventeve, dhe mendoj që është një gjë shumë e mirë për këtë fshatin e picës. Kanë dhënë forca për të përfshirë institucione në Itali, për të thënë se ky është një program që duam që të kthehet në traditë, pica është një nga aktivitetet”, tha Rama.
Ministrja e Kulturës, Elva Margarit ka bërë me dije se nesër do të marrin kurse fëmijët se si të bëjnë një picë.
“Nëse nga ora 10:00-11:30 do ketë kurs për fëmijët për të bërë kurs për picët dhe pasta master class”, tha Margariti., teksa tha se janë bërë mbi 400 pica këtë të shtunë.
Këtë fundjavë, Java Italiane, ka si kryefjalë kulinarinë, e sjell në Tiranë “Pizza village” nga Napoli. I zgjedhur si ‘Best Food Festival’, mes 1 milionë organizimesh të ngjashme, Pizza Village prej 10 vitesh ndërmerr udhëtime të jashtëzakonshme në të gjithë botën duke promovuar këtë trashëgimi kulinare italiane. Edhe e diela vijon me këtë shije, ndërsa Java italiane përfundon të martën...
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.7%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
Nuk me pelqen idea e K.M per te qe perezent ne cdo attività,behet i merzitshem per publikun.2)I lau duarte K.M para se te prekte brumin e pizave ???
PërgjigjuSi guxon ky klysh bariu me sha picen e Liderit Tone. Ti o lider ben picat me te mira, shqiptaret kan 10 vjet qe i hane. Qytetaret e Tiranes kan pasur fatin dhe i provuar me pare se ne.
PërgjigjuNa je bere si « burri i nones »! Cdo event, nje sebep per te dale ne TV! I trembim femijet per t’i vene ne gjume duke iu thene: fli se te erdhi Edi! Boll se u bere bajat!
PërgjigjuI madh je i paharruari Koco Devole. Me xha Brahon dhe "a di si bejet rakia". Ja ky na meson si bejet pica....
Përgjigju