Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Mesditën e sotme qentë kanë sulmuar një person i cili ishte duke ecur në zonën e Lungomares.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ka ndërhyrë edhe një person tjetër, duke shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët e Vlorës sulmohen nga qentë e rrugës.