Pjesë e organizatës terroriste FETO? Arrestohen 150 ushtarë në Turqi

Pjesë e organizatës terroriste FETO? Arrestohen 150 ushtarë në Turqi

Policia në Stamboll arrestoi sot 150 ushtarë nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA). Zyra kryesore e Prokurorisë në Stamboll lëshoi urdhër arresti për 300 ushtarë në kuadër të hetimit rreth strukturave të FETO-s në ushtrinë turke. Urdhri ka të bëjë me 211 ushtarë që janë në shërbim aktiv.

Organizata terroriste Fetullahxhi/Struktura e Shtetit Paralel (FETO/PDY) në vitet 1970 filloi të infiltrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, në mënyrë që të forcojë në masë të madhe piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve në vitet 1980 dhe më në fund, më 15 korrik të vitit 2016, ajo kreu tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte përmbysjen e rendit kushtetues dhe autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi, 250 persona ranë dëshmorë dhe 2.200 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gülen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur