Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij të zhvilluar ditën e djeshme në Firence ka tërhequr vëmendjen edhe të shqiptarëve të cilët jetojnë në Itali.
Albert Muça, një kuzhinier shqiptar i cili jeton prej vitesh në Itali ka publikuar një foto së bashku me kryeministrin Rama.
“Me të madhi”, shkruan ai në gjuhën italiane përkrah fotos në rrjetin e tij social Facebook.
Kryeministri ka qenë i pranishëm në samitin "Europa një botë që po ndryshon" në të cili ka folur për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE.