Pjesëmarrje e lartë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë! Tre skenarët e mundshëm! Macon pritet t'i drejtohet popullit me një fjalim

Pjesëmarrje e lartë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë! Tre skenarët e mundshëm!  Macon pritet t'i drejtohet popullit me një fjalim

Emanuel Macron

Paris- Sot në Francë është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme raportohet se ka një pjesëmarrje relativisht më e larta që nga viti 1981.

Deri në orën 17:00 kanë votuar 59.71% njerëz.

Mediat franceze shkruajnë se presidenti Macron pritet tu drejtohet popullit në orën 20:00 ndërkohë zbulohen tre skenarët që mund të dalin nga ky raund.

Së pari: e djathta e Le Pen dhe Bardella merr shumicën e vendeve. Në këtë rast, hapet një fazë bashkëjetese mes qeverisë dhe Elysee, të cilën Franca e përjetoi tashmë në kohën e Francois Mitterrand  dhe Shirak, por këtë herë përplasja mes dy palëve është më frontale.

Së dyti: Fronti Popullor fiton, por në këtë rast gjemb në këmbë është e majta radikale e Melenchon me të cilin Macron ka thënë se nuk dëshiron të formojë një shumicë qeveritare; pasi ka shumë distancë në politikën e jashtme dhe në politikën ekonomike dhe sociale.

 Së treti: Asnjë shumicë. Mbetet vetëm të mbështetet në një qeveri teknike apo me bazë të gjerë që kërkon vota në parlament herë pas here. Një rrugëtim i mundimshëm, veçanërisht për një vend që tashmë është në procedim për borxhe të tepërta.

Raundin e parë e fitoi Le Pen

Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marine Le Pen ka arritur të fitojë kundër kundërshtarit të saj Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë që u mbajt të dielën e 30 qershorit. Ky raund i solli rezultatin më të mirë ndonjëherë Bashkimit Kombëtar të zonjës Marine Le Pen.

Nëse Bashkimi Kombëtar fiton një shumicë absolute, udhëheqësi i saj 28 vjeçar Jordan Bardella, do të marr postin e kryeministrit.

Zgjedhjet përfundojnë në orën 20:00 sipas kohës lokale në Francën kontinentale dhe në ishullin e Korsikës.

Menjëherë pas votimit, Ministria e Brendshme franceze i frikësohet konflikteve dhe tensionev veçanërisht në Paris dhe rrethinat e tij. Dhe kjo është arsyeja pse për raundin e dytë të zgjedhjeve u vendosën 30 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët pesë mijë në kryeqytet, nga frika e përplasjeve në rrugë veçanërisht kundër ngritjes së ekstremit të djathtë.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin konfirmoi 51 sulme fizike ose verbale kundër kandidatëve, ekipeve ose mbështetësve në një fushatë zgjedhore veçanërisht të tensionuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Zgjedhjet në Francë/ Si funksionon votimi në vendin më me ndikim të Europës

Ja se si funksionon votimi në një nga vendet më me ndikim të Evropës.

Çfarë roli luan Asambleja Kombëtare?

Asambleja Kombëtare është shtylla qendrore e parlamentit francez. 577 deputetët zgjidhen drejtpërdrejt për pesë vjet dhe votojnë për ligjet. Ekziston edhe një dhomë e dytë e parlamentit, Senati, i cili luan një rol dytësor dhe zgjidhet në një moment tjetër.

Nëse dhomat nuk mund të bien dakord, qeveria mund t’i japë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit për legjislacionin. Aleanca centriste e Macron mbante shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare përpara se të shpërbëhej, por jo një shumicë absolute.

Sa e rëndësishme është shumica absolute për Macron?

Dy vitet e fundit janë përfshirë nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke treguar se qeverisja pa një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare është e vështirë.

Nëse një kamp tjetër përveç atij të Macron do të merrte një shumicë absolute, presidenti do të detyrohej efektivisht të emëronte një kryetar qeverie nga radhët e tyre.

Nacionalistët e ekstremit të djathtë kanë shpresa për të ardhur në qeveri. Edhe nëse puna e vetë Macron nuk është në rrezik, pozicioni i tij do të dobësohej ndjeshëm në një skenar të tillë.

Si funksionojnë zgjedhjet?

Ligjvënësit zgjidhen drejtpërdrejt nga njerëzit në qarkun e tyre.

Kushdo që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura në zonën e tyre zgjedhore, fiton një vend në parlament – me kusht që kjo të korrespondojë me të paktën një të katërtën e votuesve të regjistruar atje.

Por shumë pak e arrijnë ndonjëherë këtë sukses në raundin e parë.

Shumica e vendeve ndahen në balotazhin e zgjedhjeve një javë më vonë. Pikërisht atëherë do të përballen dy votuesit kryesorë, së bashku me çdo kandidat tjetër që ka marrë mbështetjen e të paktën 12,5% ​​të të gjithë votuesve të regjistruar në qark.

Nëse disa kandidatë kalojnë në balotazh, është e zakonshme që pretendentët të largohen nga gara. Kjo taktikë është përdorur për të konsoliduar votuesit dhe për të bllokuar fitoret e kandidatëve të ekstremit të djathtë. 

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Mediet: Macroni e zhgënjeu popullin e tij

Mediet: Macroni e zhgënjeu popullin e tij