PERU: Ndeshja e përvitshme me dema në Peru ka sjellë kaos dhe dëmtime në rrugët e zonave rurale të saj, pasi situate doli nga kontrolli duke lënë mbi 10 veta të plagosur.

Ndeshja me dema shënon fundin e festivalit për Zotin e Shenjtë në rajonin e Ayacucho-s ku banorët hynë në një zonë të rrethuar për t’u përballuar me dema të egërsuar.
Njerëzit përreth asistuan në dhënien e ndihmës së parë për të dëmtuarit duke i tërhequr drejt zonave të sigurta, pasi rreziku i dëmtimit ishte shumë i madh.

Sipas mediave lokale shumica e pjesmarrësve rezultuan se ishin nën ndikimin e pijeve alkolike, aq sa një gruaje ju desh të futej mes turmës për të shpëtuar bashkëshortin e saj të dehur nga zona e rrezikshme.

Paniku nisi kur një asistent i pirë preu litarin që siguronte pjesmarrësit brenda zonës së sigurt nga demi. Pasi lirimit të tij dhe drejtimit drejt turmës, të gjithë spektatorët nisën të shpërndaheshin të frikësuar.

Përgjegjësi për këtë veprim mori dënimin e merituar i dorëzuar nga vetë turma pranë autoriteteve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)