Plagosi me armë zjarri dy të rinjtë në Cërrik, 30 efektivë policie kapin autorin
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri së dy personave në Cerrik.
Foto Ilustruese
CËRRIK – Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri së dy personave në Cerrik. Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari me iniciale B.H., për kapjen e të cilit janë angazhuar 30 forca policore. Përveç 32-vjeçarit, efektivët e policisë kanë arrestuar edhe 28-vjeçarin me iniciale I.F., i cili dyshohet si bashkëpuntor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik.
I plagosur ka mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrë një plumb në kokë si dhe është plagosur lehtë në dorë J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e plagosjes B.H, i cili ishte konfliktuar fizikisht me dy të plagosurit dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Cerrik, Elbasan
Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfshitë me armë zjarri.
Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.
Kapen shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.
B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.
Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
20.3%
-
Ndoshta
9.2%
Vota total: 271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)
2 Korrik, 20:43
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12
-
Cërrik, dogji 2 makinat e dy vëllezërve, arrestohet pas 3 muajsh 34-vjeçari
26 Qershor, 09:44
-
Dhunoi gruan dhe djalin e saj të mitur, pranga 45-vjeçarit në Cërrik! Arrestohet dhe babai i tij, iu gjendën 2 kallëpe tritoli, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe fishekë
25 Qershor, 10:32
-
Korçë, plagoset një 65-vjeçar me mjete të forta, arrestohet autori
24 Qershor, 20:09
-
Plagoset në këmbë me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, shoqërohet në polici (EMRI)
9 Qershor, 23:07
-
Gjermani/ Sulmohet me thikë kandidati i partisë së ekstremit të djathtë
5 Qershor, 14:21
-
Korçë/ Babai i dehur qëllon me thikë të birin, se ndërhyri për të mbrojtur të ëmën
2 Qershor, 23:05
-
Lushnje/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë babai 69-vjeçar
29 Maj, 12:46
-
Lushnjë/ Sherr në familje, babai plagos me thikë djalin, të dy në spital
28 Maj, 18:44
-
Tiranë/ I dënuar më parë për vrasje, burri qëllon gruan me thikë në qafë dhe trup! Vihet në pranga, 42-vjeçarja në spital (EMRI)
23 Maj, 07:55
-
Plagosja e 24-vjeçarit në Durrës, në kërkim djali i xhaxhait! E qëlloi 3 herë me armë se i kaloi me shpejtësi pranë shtëpisë
22 Maj, 08:50