Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna

Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna

Karabinierët italianë në vendin e krimit

Milano- Zbardhet plagosja e rëndë me armë zjarri e një 18-vjeçari italian nga partneri i mamasë së tij, një 45-vjeçar shqiptar, tashmë i arrestuar dhe në qelinë e paraburgimit.

Shoferi shqiptar i kamionit Minako M., do të qëndrojë në burg me akuzën e tentativës për vrasje dhe marrje mallrash të vjedhura. Vendimi është marrë dje (9 Tetor), nga gjyqtari i Gjykatës së Milanos, Domenico Santoro, i cili vërtetoi arrestimin e të dyshuarit.

Ngjarja i rëndë ndodhi në Novate Milanese, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë, natën mes 5 dhe 6 Tetorit. Dhe ka qenë një sherr i çastit, kur i dyshuari fillimisht goditi me shuplakë djalin e vogël të partneres së tij, 15 vjeç., i cili sipas mediave, po mbronte mamanë nga dhuna që ushtronte shqiptari.

Në pamundësi për të ndaluar sulmin, i riu telefonoi vëllanë e tij më të madh, 18 vjeç, i cili në atë moment ndodhej jashtë shtëpisë me disa shokë. Kur djali i madh u kthye i shoqëruar nga katër shokë, situata degjeneroi. Minako M., i tërbuar, ka kapur armën dhe ka qëlluar të riun, duke e goditur në qafë.

Arma e përdorur, siç rezultoi nga hetimet, ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, për këtë arsye burri do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e marrjes së mallit të vjedhur, shkruan media "Cronacaossona".

I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda, ku gjendja e tij ka mbetur kritike edhe në orët në vijim, teksa vijon të mbahet në jetë nga mjekët. Akuza ndaj shqiptarit është ajo e tentativës së vrasjes dhe përvetësimit të mallrave të vjedhura.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet