Vetëdorëzohet në polici Perlat Merlika autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë të Artan Gogës tregtar i njohur makinash në Krujë.
"Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë", njofton policia.
Ditën e djeshme Merlika për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri Gogën, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë Artan Goga është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që ishte duke lëvizur me motor.
Shkaku i palgosjes mbetet ende e paqartë, pasi i plagosuri dhe autori njiheshin dhe janë fqinjë me njëri-tjetrin. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një konflikt i çastit
I plagosuri A po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Krujës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.