TIRANË-Një gardist i Gardës së Republikës është arrestuar ditën e sotme, pasi ka qëlluar me armën e shërbimit bashkëmoshatarin e tij.
Bëhet fjalë për Florjan Hysin, trup shërbimi në Gardë ka qëlluar me armë në gjoks 22-vjeçarin, Lorenc Docin. Arrestimi i gardistit u krye në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës.
Policia thotë se gjithcka ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vetë gardisti ka dëshmuar para hetuesve se ngjarja ishte aksidentale. Po ashtu, edhe shoku i tij që mbeti i plagosur mësohet të ketë dëshmuar se incidenti ndodhi teksa ishin duke luajtur me armën e shërbimit. Por pavarësishtë kësaj, burime nga policia thonë se po hetohet për të parë nëse ka pasur ndonjë sherr të meparshëm. Florjan Hysa kishte pak muaj që kishte filluar punë në Gardën e Republikës dhe nuk njihej deri më tani si një person problematik.
Mësohet se Doci është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Siç njofton policia, mbi gardistin 22-vjeçar rëndon akuza për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".
Kjo nuk është hera e parë kur gardistë janë përfshirë në ngjarje kriminale, duke vrarë ose plagosur persona me armën e shërbimit. Rasti më i fundit ishte ai i Alket Arapajt, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj 36-vjeçe.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.9%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2342
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia i shkoi në shtëpi, pasi qëlloi me armë në ajër! 46-vjeçari shqiptar godet me sëpatë efektivin
28 Shtator, 10:09
-
Sërish krisma në Shkodër, plagoset me pistoletë një person në Malësi të Madhe, arrestohet autori (Emri)
27 Shtator, 22:17
-
Tiranë, 28-vjeçarja pi helium dhe përfundon në spital! Babai denoncon: E bleu në tabakino! Shpallet në kërkim pronari i dyqanit
27 Shtator, 13:21
-
Me maska e kapele, 3 adoleshentë në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin! Në pranga 2 prej tyre! Qarkullonin me armë (VIDEO)
25 Shtator, 10:06
-
Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori
24 Shtator, 11:06
-
Plagosi me thikë një 28-vjeçar në Kukës, identifikohet autori! Policia në kërkim të tij
23 Shtator, 15:18
-
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
23 Shtator, 11:16
-
‘Na jep 3500 euro’, kanosën një 63-vjeçar me disa video që dispononin! Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
23 Shtator, 10:45
-
Tiranë/ Qëlloi me dy plumba efektivin e ‘Shqiponjave’, kapet duke hyrë në banesë Klered Bozhanaj, bëri rezistencë në sy të familjes
21 Shtator, 20:00
-
Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
21 Shtator, 12:25
-
Plagosi me thikë të riun pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 3 ditë pas ngjarjes 17-vjeçari në Shkodër
21 Shtator, 11:51
-
Tiranë/ 2 efektivë policie gjejnë një pistoletë tip ‘TT’ në makinën e shërbimit! Dyshohet se mund ta ketë fshehur një person i shoqëruar
21 Shtator, 08:59
Armen e mbush shejtani
PërgjigjuArma gjithmon eshte e mbushur. Nuk eshte loder qe te luajne prandaj duhet leje per ta mbajtur. Po keta djem kane pare shume filma me Chuck Norris dhe i duket vetja si Rambo.