KORÇË- Uendi Berberi, 22-vjeç është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 24-vjeçar.
I riu banues në Pogradec, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. J., 24 vjeç, banues në Pogradec.
24-vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte 22-vjeçarin Uendi Berberin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.