Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur me dashje një person një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Sipas policisë bëhet e ditur se në pranga është vënë Marius Pajo 20-vjeç, banues në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas Postës, ne Vlorë ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore.
Dyshimet praprake të policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Ndërkohë i dëmtuari ndodhet i shtruar në spital rajonal të Vlorës, dhe po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia kap autorin e plagosjes së mbrëmshme. Arrestohet shtetasi Marius Pajo 20-vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", neni 88 i Kodit Penal.