Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai ka përgënjeshtruar lajmin se kryetari i FRESSH në këtë bashki Pandi Cunge, ka plagosur një qytetar me thikë pasi kishte sharë në Facebook Isain gjatë fushatës.

Ai gjithashtu ka mohuar edhe lajmin se Cunge është emëruar administrator pavarësisht ngjarjes së pretenduar.  Me tej ai shprehet se Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale.

"As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj. E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virutale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.

Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon" shkruan ai.