Një 51 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë të riun E.Sh.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi në vendparkimin e taksive për motive të dobëta. 51 vjeçari i shpallur në kërkim S.Z, ka goditur me thikë të riun. Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e agresorit 51 vjeçar.