Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas plagosjes së efektives Ina Muka në protestën e banorëve të Astirit para Parlamentit. (Lexo këtu) Në një postim në Instagram, Tahiri solidarizohet me ngjarjen dhe nuk harron t’iu kthejë një përgjigje edhe kundërshtarëve të tij politikë, si Berisha dhe Basha. Tahiri shkruan se atë që një oficer policie e bën në një ditë, politikanët nuk kanë arritur t’a bëjnë në 25 vite.

Reagimi i plotë:

Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!
Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.
Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte.
Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke...e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen. 
Te jam prane me shpirt!

Postimi i plotë i Tahirit në Instagram

Më herët për ngjarjen kanë reaguar edhe kryeministri Edi Rama, por edhe opozita Berisha-Basha. Kryeministri ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për zaptuesit e pronës publike, dhe se vija e kuqe është shkelur me dhunën ndaj policisë. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha e quajti policen e plagosur "ndrikull", ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha tha se faji për dhunën rëndon mbi qeverinë që nxorri në protestë policë të patrajnuar me kapsollat.