Tiranë- Klejvis Caka, alias Lush, alias Sallo ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri një 27-vjeçar, Juglen Abazi në zonën e Freskut.

Ngjarja u regjistrua në gusht të vitit të kaluar në rrugën “Thoma Filipeu”.

I riu i cili ishte në kërkim akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më herët për këtë ngjarje në pranga ka rënë edhe Andi Gurra bashkëpunëtor i të riut.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.