Plagosja me armë mbrëmë në Tiranë, autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër (Detaje)

Plagosja me armë mbrëmë në Tiranë, autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër (Detaje)

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja me arme

REPORT TV zbardh detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Paskuqanit. E ndërsa fillimisht u raportua se i plagosuri Urim Vata ishte konfliktuar me një person (lexo këtu) burime nga grupi hetimor pohojnë për Report Tv se autori dyshohet se ngatërroi shënjestër.

55-vjeçari është pronar i një pike bastesh, ndërsa rezulton pa asnjë precedent penal, prandaj dyshohet se ka qenë një ngatërresë e autorëve. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi ngjarja për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Vata aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun