Plagosja me thikë e 10-vjeçarit në Korçë nga bashkëmoshatari, psikologia: Familja dhe shkolla duhet  të parandalojnë ngjarje të tilla, institucionet përgjegjëse të funksionojnë zinxhirë

Një sherr me mjete prerëse një ditë mes dy fëmijë vetëm 10 vjeç duhet të jetë një alarm për shoqërinë tonë, ku fokusi kryesor vihet tek edukimi i tyre dhe kontrolli që ushtrohet si nga familja edhe shkolla. Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare "Stavri Themeli" në Korçë janë konfliktuar pas orës së mësimit me mjete prerëse, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Psikologia Elisaveta Dino tha se raste të tilla kur nxënësit janë kapur me mjete prerëse ka pasur dhe se këto vihen re tek adoleshenca. Ajo tha se në këtë rast familja, shkolla por edhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk duhen fokusuar tek masat ndëshkimore, por tek riedukimi dhe parandalimi i këtyre ngjarje. Për të pasur individë të shëndetshëm, Dino thekson se duhet të bashkëpunojnë dhe funksionojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri.

"Një ngjarje që përfshinë adoleshentë do rëndësi të veçantë, aq më tepër një rast si ky. Adoleshenca është një periudhë e ngarkuar dhe ndryshimesh të mëdha, një periudhë rebelimi në vetvete dhe mes gjithë këtyre ndryshimeve adoleshente duhet të krijojnë identitetin e tyre. Duke përfshirë edhe kontestin social ku ndodheshin ndikojnë në sjelljen e tyre. Kemi një ngjarje jo të zakonshme, por në adoleshencë shprehen shpesh sjelljet e agresivitetit. Adoleshenca vitet e fundit po shfaqet gjithnjë e më herët, në një periudhë kaq të hershme u duhet të përballen me shumë ndryshime dhe duhet përkushtim dhe vëmendje që nga aspekti familjar, ai shkollor dhe elementët e tjerë suportues. Të gjithë duhet të bëjnë rolin e tyre për të bërë kalimin sa më të mirë të një fëmijë në adoleshencë në një njeri të shëndetshëm. Masat më tepër se në aspektin ndëshkues duhet të jenë edhe në aspektin e riedukimit. Ata duhet të kuptojnë që këtu ka një sjellje të gabuar dhe duhet kuptuar se nga buron kjo sjellje e gabuar. Fokusi duhet të jetë tek parandalimi më tepër se sa për të ndëshkuar. Të gjitha strukturat duhet të fokusohen  te parandalimi dhe të funksionojnë zinxhir", tha ajo.

Fenomeni i mbajtjes se armeve te ftohta nga adoleshentet për fat të keq është prezent duke sjellë më pas edhe pasoja të rënda për jetën.

"Ka pasur raste që fëmijët janë gjetur me mjete të ftohta. Këto mjete janë lehtësisht të gjindshme dhe prandaj i përdorin. Përdorimi për të zgjidhur një konflikt me jete të ftohta duhet kushtuar rëndësi. Duhen kryer vazhdimisht kontrolle për të parandaluar ngjarje që mund të ndodhin nga armët e ftohta. Kontrolli nuk duhet bërë vetëm nga shkolla, por edhe nga prindi dhe familjarë të tjerë" tha psikologia.

Një ditë më parë një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës nga bashkëmoshatari i tij në Korçë. Dy të miturit pas një sherri momental janë konfliktuar jashtë orarit mësimor, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur jashtë rreziku për jetën.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?