Zbardhet dëshmia e autorit të plagosjes së ndodhur dje në Kavajë. 31-vjeçari Fitim Baboçi, ka deklaruar para grupit hetimor se mbi 10 vite më parë, gjatë kohës që ka qenë në gjimnaz ka pasur një konflikt me djalit e të plagosurit, Rexhep Tare.Sipas të riut, si dhe familjarë të tij të marrë në pyetje nga policia kanë pretenduar se Tare dhe djali i tij e provokonin 31 vjeçarin gjatë gjithë kohës.
"Mbi 10 vite më parë kam pasur sherr me djalin e Rexhepit. Jemi zënë në gjimnaz. Në atë kohë jetonim edhe në të njëjtin pallat, ishim fqinj. Familja ime është shpërngulur prej andej dhe tani jetojmë përballë me dyqanin e Rexhepit. Gjatë gjithë kohës ata më kanë provokuar, madje edhe në qytet na mbajmë nëpër gojë", ka deklaruar 31 vjeçari.
Ndërkohë, burime pranë policisë sqaruan se prej disa kohësh Fitim Baboçi kurohej nga depresioni.
Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje edhe 53 vjeçarin Rexhep Taren, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Tare ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me autorin dhe familjen e tij.
"Shumë vite më parë djemtë kanë pasur një sherr në shkollë. Kanë gjëra fëmijësh dhe muhabetet ishin mbyllur. Isha duke shkuar në dyqan kur me qëlluan", ka thënë ai. Ngjarja ku mbeti i plagosur me një plumb në trup 53 vjeçari Tare ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kavajë, ndërsa autori u ndalua nga dy qytetarë, e më pas iu dorëzua policisë për tu vënë në pranga.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 377
Lajme të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 50-vjeçari! Shpallet në kërkim autori me tre emra (VIDEO)
13 Janar, 13:34
-
SHBA/ E dashura i kërkoi që të ndahej, 14-vjeçari e qëllon me armë zjarri 3 herë në kokë: Duhet të vdesësh
12 Janar, 10:43
-
‘Plas’ sherri në Durrës! Plagoset me çifte 28-vjeçari, autori arrestohet pas një ore ndjekje nga policia! Konflikti nisi për një makinë të parkuar (EMRAT)
3 Janar, 11:01
-
Fushë-Krujë/ U bënë tapë në lokal dhe u konfliktuan, i riu plagos shokun e më pas veten! Arrestohet autori, pranga edhe pronarit të lokalit, fshehu armën e krimit
11 Dhjetor 2022, 09:26
-
Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari në Durrës, përfundon në gjendje të rëndë në spital! Në kërkim një i ri (EMRAT+VIDEO)
2 Dhjetor 2022, 07:15
-
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 19-vjeçari nga Fieri! Mbërriti në spital me plagë në këmbë (VIDEO)
12 Tetor 2022, 19:02
-
Plagosje me armë zjarri në Dibër, i lënduari dërgohet me helikopter në Tiranë! Arrestohet 46-vjeçari i dyshuar si autor
2 Shtator 2022, 18:29
-
Plagosja me armë ndaj fqinjit në Tiranë, vihet në pranga një 39-vjeçare! Ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja
25 Gusht 2022, 14:49
-
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 23-vjeçari në lokal! Në kërkim autori (EMRAT+VIDEO)
23 Gusht 2022, 22:16
-
Mbështetja e Berishës Adriana Kalaja vlerëson Qani Muçën që plagosi punonjësin e IMT-së: Të lumtë pushka
13 Gusht 2022, 14:38
-
Sherri për drutë, 50-vjeçari vritet nga bashkëfshatari me breshëri kallashnikovi në Fushë-Krujë! Policia ngre dronin në kërkim të autorit (EMRAT)
10 Gusht 2022, 10:30
-
Atentat me armë zjarri në Athinë, plagoset një shqiptar! Dyshohet për larje hesapesh dhe çështje droge
16 Korrik 2022, 07:52