Plagosje me thikë në fshatin Lapardha 2 në Berat, 40-vjeçari përfundon në spital! Arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin "Lapardha 2" në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.

Pasi kanë konsumuar alkool në lokal, ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushte e shkelma, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për ti shpëtuar policisë, e cila pas ndjekjes e kapi dhe arrestoi 42-vjeçarin Elton Cani.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi