Plan i Integruar Menaxhimi për Butrintin, Moikom Zeqo: Nuk jam dakord me të (VIDEO)

Plani i Integruar i Menaxhimit për Butrintin, që këtë periudhë, është duke u konsultuar në dëgjesa publike nga Ministria e Kulturës, ka ngjallur jo pak pakënaqësi tek specialistët e trashëgimisë. Arkeologu  Moikom Zeqo, ndonëse këto ditë vazhdon të kurohet ne spitalin universitar “Nënë Tereza”, zgjedh që mos të heshtë përballë këtyre ndryshimeve, që janë bërë në ligjin e miratuar në vitin 2018, “Për trashëgiminë”. Pasi fillesat e projektit të menaxhimit të Butrintit, që më vonë do të pasojë edhe me projekte të tjera në zona të mbrojtura nga UNESCO, janë pikërisht në këtë ligj, që i hap rrugën menaxhimit të pasurive kombëtare nga fondacionet private.

“Bota ka miliona fondacione, çfarë statusi ka ky fondacion,që nuk kishte as përvojë edhe as studime, por as tituj shkencorë, përveçse një përvoje që ka copëtuar kalldrëmet Gjirokastrës?! Nuk mundet që t’ja japësh Butrintin, që ka të ardhura më shumë se Ministria e Kulturës, 1 mln apo edhe më shumë një fondacioni. Këto lekë mund t’i marrë lehtësisht shteti shqiptar. Unë nuk jam dakord që sitet arkeologjike që kanë rëndësi të madhe kombëtare edhe ndërkombëtare t’u jepen fondacioneve. Cfarë  do të bëjë ky fondacion, përveçse do të vjelë paratë aq më tepër në dhjetë vite. Vetëm nga biletat fitohet në Butrintit, prandaj kjo po synohet”, shprehet profesor Zeqo.

Profesori e cilëson këtë bashkëpunim të mirëmenduar vetëm për qëllime biznesi, ndërsa, e konsideron të pavend në një moment, që mbyll dyert e punësimit për specialistët vendas  

“S’jam dakord, që as Butrinti, as Bylisi edhe as qytetet e tjera t’u jepet fondacioneve. Në këtë mënyrë ne kemi shkatërruar bazën vendase të arkeologëve, muzeologëve, që të punësoheshin. Kjo ishte një mënyrë që shteti t’i punësonte këta specialistë, që të mirëmbanin asetet kombëtare. Nuk arrij që ta kuptoj këtë gjë”, shprehet Zeqo.

Ndonëse, Ministria e Kulturës para se Plani i Integruar për Menaxhimin e Butrintin të shkojë për miratim në kuvend ka nisur konsultat publike, akoma nuk deklaruar sesa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit shqiptar zbatimi i këtij projekti dhjetëvjeçar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët