Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me seksionet për hetimin e këtyre krimeve në 12 drejtoritë vendore të Policisë, kanë kryer kontrolle në kudër të planit operacional të iniciuar për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore nga subjektet.
Nga kontrollet e ushtuara nga policia, janë vënë nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat.
Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet.
“Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)