Plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës? Kush është Arben Ymeri, ekstremisti që dyshohet se do vriste ish-kryedemokratin! Berisha akuzoi Ramën

TIRANË- Në vitin 2017 dyshohet se ishte organizuar një atentat për të ekzekutuar ish-kryedemokratin Luzlim Basha. Tre persona u vunë nën hetim, pasi mendohet se kishin përgatitur sulmin. Plani për atentat ndaj Lulzim Bashës u zbulua nga e-mailet e publikuara e ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano me vartësit e tij kur ishte në krye të anti-tetorrit.

Aty flitet qartë se Lulzim Bashës po i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm nga Alban Ymeri, Afrim Morina nga Gostivari dhe Fatmir Gurgurrovci, shtetas kosovar. Në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen e tij.

Arben Ymeri, i njohur me nofkën “Japani”, ka lindur në Prishtinë më 27 gusht të vitit 1981 dhe njihet si praktikant radikal i fesë islame si dhe si ish-luftëtar xhihadist në Siri. “Japani” nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë.

Emri i Alban Ymeri përmendet disa herë në këtë raport të policisë. Në fund të vitit 2019 ai ishte pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe gjatë kontrollit të telefonit atij i zbulohen 29 numra telefoni. Siç bëhet me dije në këtë raport, në 2019 Ymeri ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga hetimet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat Prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete. Alban Ymeri sipas organeve diskuton për probleme personale dhe më tej hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës. Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit.

Në atë kohë, Sali Berisha tha se ishin porositur vraës me pagesë për të ekzekutuar Lulzim Bashën, ndërsa ai akuzoi se i kishte porositur qeveria. 

Përveç këtij rasti, Ymeri ishte arrestuar edhe në Kosovë në vitin 2016. Ai, fillimisht dyshohej që së bashku me Alban Kelmendin nga Ferizaj e Kujtim Kurtin nga Gjakove dhe Kushtrim Ramën nga Rashkoci i Gjakovës tentuan një sulm terrorist ndaj Manastirit të Deçanit. Siç raportohej, Ymeri së bashku me tre të dyshuarit e tjerë ishin parë me uniforma e të armatosur.

Vetëm më pas, me 6 shkurt të 2016-ës, Gjykata Themelore në Pejë u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj. Po në atë vit shtëpia e Alban Ymerit ishte bastisur nga Policia e Kosovës derisa i ishte gjetur një armë. Për rastin ishte deklaruar edhe babai i tij, Sylë Ymeri. Ai kishte pohuar se djali i tij kishte ndryshuar sjelljet teksa shtone se Arbeni sipas tij shoqërohej me persona të pa njohur. Madje Sylë Imeri i kishte bërë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmerrte diçka ndaj personave të cilët po arrinin t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2022 00:11

    Duket qe Sala ka qene i mireinformuar megjithese ne ate kohe e kishte vaj me Bashen,por mund t'a perdorte vrasjen e tij per perfitim politik ,sic beri me Azemin.S.d.q.nuk mendoj qe personat e akuzuar te donin te vrisnin Bashen,ky gjithemone ka qene /as mish,as peshk/ per politike, e jo me per ceshtje fetare qe s'ishte fare.Qe mund te kene dashur te bejne diku,dikujt ndonje atentat per ceshtje besimi ,edhe mundet,por jo qe te vrisnin Bashen.Ky thjesht nuk ploteson profilin.

    Përgjigju
  • Niso: 20/09/2022 19:29

    Hahahahahaha ca ti vrasesh kti pellos ky eshte i padobishem totalisht

    Përgjigju
  • Alban: 20/09/2022 19:29

    Ce do ta vrasesh kte aman sesht kriminel si saliu qe vret njerez vetem lek mendoj se ka vjedhur po ashtu burg nja 10 vjet ti vijne mendt rrotull

    Përgjigju
  • MIRA: 20/09/2022 18:54

    Ta dini qe dhe lulin ka desh me e vra vete sala dhe akuzon te tjeret si gjithmon

    Përgjigju
  • Beni: 20/09/2022 18:52

    Ka qen dhe basha tu ik si azemi me stile se sala kshu i vret

    Përgjigju
  • tesa: 20/09/2022 17:31

    mos ka qen si puna azemit dhe ky se ti nuk te surprizon

    Përgjigju
  • Arbi: 20/09/2022 17:31

    po dhe ketu rama deshte ta vriste si ske turp o sali me keq se grate e liga

    Përgjigju
  • Loran: 20/09/2022 13:23

    Me te vra ky islamiku esht si me te *. Breshka

    Përgjigju
  • Gloria: 20/09/2022 13:11

    Mesa di un ti i ke ps keq kto pun me lulin mos akuzo kot

    Përgjigju
  • Olision: 20/09/2022 13:11

    O saliiiiii **** e dim ne qe jeni “zgjuar” me kto gjona ti

    Përgjigju
  • Klevi: 20/09/2022 12:40

    Nuk i hyn njeriu ne pune vrasja e Lulit pervec skizofren Sali protopapes, pstaj nje gje nuk kuptoj une, ktej saliu thote rama ka blere lulin dhe e perdor si lolo ketej thote donte ta vriste , pa a nuk eshte me mire ta kesh ne dore se mos ta kesh fare o Nevojtore?

    Përgjigju
  • Ylli: 20/09/2022 12:39

    Kush mund ta vriste Lulzim Bashen? Kujt i kishte prekur interesat ai pervec se ish kryetarit te PD Sali Berishes te cilit nuk pranonte te bente sec thonte ai dhe per kete arsye zgjidhja e vetme ishte ta vriste qe ti merrte perseri postin

    Përgjigju
  • Luan: 20/09/2022 11:14

    Mos u cudit kur mos te te punojne ndonji dite frenat o lul se i ka fiksim sala ato

    Përgjigju
    • Beu: 20/09/2022 22:48

      Kujdes Lul! Po te kendon kengen Sal bushtra. Atenzione!

  • Alban: 20/09/2022 11:13

    Shquhet saliu per te tilla eliminime , kujdes o lyl

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun