Këshilltarët e Tiranes nuk mund të votojnë për miratimin e Planit Regullues të Tiranës në mbledhjen e rradhës. Ky është as më pak e as më shumë një plan i shkatërrimit të së ardhmes së Shqiperisë. Ato duar
që mund të ngrihen në këtë vit të 100 vjetorit të shtetit Shqiptar, 'pro' aprovimit të këtij Plani do mbahen mend edhe për 100 vjet si duart e një grupi njerëzish që me dashje apo pa dashje kanë firmosur shkatërrimin e së ardhmes së vendit. Ky Plan shkatërron jo vetëm të ardhmen, por dhe të tashmen e zhvillimit të vendit, pasi synon thjesht të emetojë një fluks të madh lejesh ndërtimi në Tiranë në funksion të interesave të pastra (në fakt të pista) elektorale. Kësisoj iniciativash elektorale rrezikojnë ta fusin vendin në planin afatgjatë në një trajektore fatale. Jemi në momentin që me këtë akt, që ka filluar të amplifikohet e promovohet mediatikisht si një zhvillim i qëndrueshëm i Tiranës fillon faza e fundit e shkatërrimit të saj dhe për pasojë e gjithë vendit, proçes ky i filluar qysh në vitin 1991.
Në një shkrim timin para zgjedheve të para pluraliste (ZP, 28 mars 2011) kam kritikuar programin e atëhershëm të PD në të cilin u bëhej thirrje banorëve nga zonat rurale, sidomos ato malore të zbrisinin në qytet duke u thënë: "Do të lehtësohet vendosja e fshatarëve me vendbanime në qytet, do të favorizohet punësimi i fshatarëve në qytet apo qendra pune urbane. Kjo do të bëhet duke vendosur një sistem shpërblimi më të favorshëm.."Në këtë shkrim e krahasoja fluksin e pritshëm të të ardhurve prej kësaj thirrje si dy trena që ecin në drejtim të kundërt në të njëjtat shina, që nuk mund veçse të përplasen, duke konsideruar papunesine në qytet si rrjedhoj e pushimit së vepruari të industrive egzistuese në masë dërmonjëse shoqëruar me eksodin rural, sidomos drejt Tiranës.
Fluksi i madh i ardhjeve të fuqisë puntore veçmas drejt Tiranë u kanalizua më së shumti në ndërtim, edhe për shkak të krahut të lirë të punës. Kriza aktuale në sektorin e ndërtimit nuk ka të bëjë me krizën globale, por është thjesht një politikë e gabuar (më saktë e mungur) në këto 2 dekada që ka futur vendin në një kaos, që vetëm zhvillim i qëndrueshëm nuk mund të quhet. Akoma është e mundur korigjimi i kësaj situate dhe orientimi drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Por Plani i Ri Urbanistik i Bashkisë nëse aprovohet e fut përfundimisht Tiranën dhe gjithë vendin në një rrugë pa kthim drejt kolapsit. Në këtë plan flitet për një Tiranë Policentrike-Tirana me më shumë qendra, të cilat do ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës, ku do akomodohen 1 milion njerëz. Kështu 1/3 e popullsisë do të ngjeshet edhe më në 0.1-0.2 % të sipërfaqes së territorit të vendit, kur dihet se edhe tash Tirana bën pjesë në 10-15 qytetet më të dendura të botës. Ky qytet i stërngjeshur, nuk prodhon të mira materiale, por bën shërbime dhe prodhon ndotje e ndotja prodhon sëmundje së pari për vetë banorët e qytetit. Tirana së bashku me komunat dhe bashkinë e Kamzës e me shtrirje deri në Durrës arrin sipas këtij plani një rajon me mbi 1.5 milionë njerëz, pra gjysma e popullsisë së Shqipërisë. A mund të ketë të ardhme një vend i tillë, e për më tepër zhvillim të qëndrueshëm? Historia e dekadave të fundit dhe kriza e sotme metropolitane në shumë vende të Europës por dhe të Botës përgjigjet:Jo.
Rreziqet për qytetërimin Shqiptar, po qe se Tirana kalon 1 milon banorë, shkruan Artan Fuga, në librin e tij së fundmi "Rënia e qytetit", do të jenë duke trokitur me sqepar në derë.
U duk para zgjedhjeve lokale të 2011s se pati një qëndrim të njëjtë midis 2 partive kryesore që Tirana nuk duhet ngritur në lartësi e të dendësohet më tej dhe publikisht u hoq dorë për shembull nga plani i shumëkatësheve të planifikuara me një projekt Hollandez tek Parku Sportiv Dinamo, poshtë digës së Liqenit Artificial, duke reaguar kështu edhe ndaj një debati publik për ngritjen ose jo në lartës të Tiranës, filluar qysh 10 vite më parë. Basha qartazi e ka braktisur këtë qëndrim. Ai po nxiton shumë që të miratojë Planin e Tiranës dhe të fillojë menjëherë ndërtimet e qiellgërvishësve. E pashë këtë vetë në takimin e Bashkisë me publikun e njësisë 5. Sapo fjala i kaloi publikut, e para u ngrit një zonjë që u prezantua si pronare e truallit tek vendi poshtë digës së Liqenit dhe pyeti se si do bëhet se ne duam të ndërtojmë pallate në pronën tonë. Përgjigja e hartuesve të projektit u duk e sinqertë kur tha se do ndërtohet vetem në 20% të sipërfaqes. Kujtojmë se Basha kish thënë publikisht në fushatë "....si kompleksi 'Dinamo', si zona e pishinave do të ruhen e rigjenerohen sipas formulës së zonave rekreative, për t'i shërbyer kësaj njësie bashkiake e gjithë Tiranës". Pas disa pyetjeve e diskutimeve të linjës "po shtëpia ime" i fundit u çua një pronar përsëri një pronar trualli që tha se ne nuk e japim truallin për ndërtesa 5 katëshe, ne duam shumëkatëshe. Basha i dha të drejtë në fjalën e tij mbyllëse këtij qytetari dhe takimi me publikun mbaroi. Lajmi i fundit është se sondat kanë filluar të çpojnë poshtë digës për të konfirmur bazamentin e qiellgërvishsave.
Plani i Tiranës dhe Planifikimi i territorit
Nuk mund të ketë plan urbanistik të rajonit të Tiranës jashtë Planifikimit Kombëtar të territorrit. Kjo shprehet qartë në ligjin për Planifikim e Territorit, të cilin Plani i Tiranës e shkel haptazi. Në Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin e Tiranës të kryer nga eksperti i kudondodhur në kësoj punësh të mëdha, Jamarbër Malltezi bashkë me 4 shokët e tij, nuk shkruhet asnjë fjalë për lidhjet që ka ky Plan me Planin e Përgjthshëm Kombëtar. Pra Tirana shihet si shtet më vehte dhe sikur pjesa tjetër është një territor që nuk ka asnjë lidhje me kryeqytetin.
Çfarë efekti do ketë ky plan i Tiranës, që do akomodojë mbi 1 milion banorë brenda 10-15 viteve, në pjesën tjetër të vendit, lidhur me shfrytëzimin e burimeve të vendit, me ekonominë në tërësi dhe me atë rurale në veçanti, duke ditur që Shqipëria është një vend me dominancë të hapësirave rurale, me zhvillimet demografike, me zhvillimin social-kulturor, me punësimin e në fund të fundit me zhvillimin e qëndrueshëm, që fatmirësisht në Shqipëri është dhe parim kushtetues?
Në fushatën e vitit 2007 në një debat televiziv i bëra pyetje z. Rama se si e shihte ai interferencën e planit të atëhershëm të qendrës së qytetit të Tiranës me pjesën tjetër të vendit, sidomos me zhvillimin rural në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk mund të them se mora ndonjë përgjigje adekuate, jo vetëm se ishte fushatë dhe impakti në publik ishte i ndryshëm nga pritshmëria ime, por nuk kishim atëherë një ligj që ta bënte të detyrueshëm vlerësimin e një plani të qytetit lidhur me impaktet e tij në shkallë kombëtare, siç është i detyrueshëm sot nga ligji për planifikimin e territorit. Për këtë arësye edhe është sanksionuar në këtë ligj që "Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës, që ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore dhe rregulluese të bashkive të kategorisë së parë në territorin e vendit (ku bën pjesë Tirana), dhe miratimin e tyre" (nenit 8/1).
Çështja është se nuk kemi të bëjmë thjesht me një shkeleje ligjore edhe pse me impakt në përmasa kombëtare, por në realitet kemi të bëjmë me një veprim që afekton në mënyrë tërësore dhe afatgjatë zhvillimin e vendit.
Planet (si plani ynë i Tiranës) mbështeten në politikat e miratuara (neni 21) A kemi një politikë për Planin e Tiranës, a kemi një bashkpunim ndërterritorial sic kërkon ligji pra? Duket që nuk ka, por nëse do kishte duhet të dinim çfare humbet e çfare fiton Shqipëria jo vetëm Tirana.
Instrumentet vendore të planifikimit të territorit hartohen dhe miratohen, në përputhje me instrumentet kombëtare të planifikimit të territorit (neni 27). Për sa kohë ne nuk kemi një plan kombëtar të zhvillimit Basha & Berisha nuk mund të miratojnë planin e rregullimit të Tiranës në përputhje me hicin?
Një ndër objektivat e planifikimit vendor është balancimi i nevojave dhe interesave kombëtarë e vendorë për zhvillimet në territor (po neni 27). Kështu për shembull nëse interesi kombëtar është që të zhvillohet me ritme të larta bujqësia (arrorret, ulliri, vreshti), turizmi rural, hidroenergjitika, industria e drurit, etj, ndërtimet për të akomoduar 400,000 vetë në Tiranë duhet të çvendosen në zona të tjera të vendit jashtë Tiranës urbane që nuk ofron këto resurse prodhuese, por që edhe shërbimet i realizon me kosto jo kompetitive krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Në dokumetin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor që mbështet planin e Tirnës shkruhet : "Për të siguruar dinamizmin dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit të Tiranës në vitet e ardhshme është duke u formuluar një strategji mbi zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe rajonit metropolitan".
Pse duhet miratuar plani i ndertimeve pa strategjine e zhvillimit ekonomik te Tiranës?. E thotë mirë Sazan Guri, 0 m3 ndërtim në Tiranë (pavarësisht se ai është vëtë pjesë zyrtare e hartimit të këtij Plani marramendës me ndërtime shumëkatëshe). Kjo është të vendosësh karrocën para kuajve.
Pretendohet se Plani i Tiranës synon nxitjen e diversifikimit ekonomik, dhe një orientim më të madh të ekonomisë drejt prodhimit si bazë e qëndrueshme. Por për cfare prodhim bëhet fjalë, çfarë resursesh ka Tirana për të prodhuar? Tani vetem perpunimi i plehrave të importit duket se po ka sukses.
Hartuesit e Planit të Tiranës, sipas ligjit, duhet të krahasojnë të paktën 3 alternativa për këtë Plan. Të konsideruarit e Planit të Qendrës të Tiranës të vitit 2010 si alternativë nuk është e pranueshme, pasi është plan pjesor dhe mungon baza e krahasimit. Kështu, Plani i paraqitur i bie të krahasohet vetëm me alternativën "zero", pra me Planin që nuk ka ndërtime të reja në qytetin e Tiranës. Nëse do të vendoseshin (dhe duhen vendosur) kritere që domosdosmërisht (sipas ligjit) duhet të përcaktojnë ndikimin mbi zhvillimin e qëndrueshëm të vendit ka shumë të ngjarë që edhe alternativa "zero" të rezultoj më e mirë se alternativa që ofrohet, e tejngjeshjes së Tiranës. E sigurtë është se një Plan që dekurajon në vend të inkurajimit të rritjes më tej të dendësisë së Tiranës, një Plan që inkurajon zhvillimin kapilar të vendit (jo vetëm me rrugë) e vitalizimin e qyteteve rurale në gjithë territorrin e vendit, një plan i Shqipërisë policentrike në vend të Tiranës policentrike, do të ishte Plani fitues. E kishim një plan jo të cmendur të vitit 89 për Tiranën, dhe e shqelmuam në vitet pasardhëse, në vend ta përmisonim tani kemi bërë një Plan të çmendur, të bërë me shqelma. Nuk është akoma vonë të bëjmë një gjë të mëncur. Nuk mund të miratojmë një plan të mirë për dekadad në prag zgjedhjesh, ku vetë zgjedhjet diskutohen do jenë apo jo të mira. Le të vazhdojmë me alternativën "zero" deri në zgjedhjet e ndërkohë le të pyetet dhe populli për të ardhmen e tij, jo vetëm pjesëza e popullit që quhet grupi i interesit të biznesit të ndërtimit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com