Plani i ri i Liqenit të Shkodrës
Rama:Voltana refuzoi të vinte

Pas “shpëtimit të Urës së Bunës”, siç e cilësoi kreu i qeverisë, Rama ka prezantuar planin për transformimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës.
 
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kryebashkiakja Voltana Ademi në vend që të ishte aty pas ftesave të përsëritura që i janë bërë nxit debate të pavlera. 
 
“Është fatkeqësi që kryetarja e bashkisë në vend që të dëgjonte zërin tonë dhe të pranonte ftesat e përsëritura që i bëmë nga unë deri tek Ditmiri që ajo të ishte këtu prezente kjo nuk ndodhur, përkundrazi, u krijua një debat idiot se kush e ka urën në pronë dhe na doli që ky monument kaq i rëndësishëm për Shkodrën ka qenë në pronë të Ministrisë së Mbrojtjes, por kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Le të mos merremi me këmbët e prishura të urës së atyre që qeverisin sot Shkodrën por le të merremi me atë që do të vazhdojmë të bëjmë”, tha Rama.



Rama:Luli nëse s'e do fasadën pse i kreh flokët
Rama u është përgjigjur edhe akuzave të shumta mbi rëndësinë që ai u jep fasadave duke thënë se është element i rëndësishëm, ndërsa për ta konkretizuar mori shembull modelin e flokëve të Lulzim Bashës.
 
“Fasadën nuk e konsideroj të parëndësishme se i thashë edhe Lulit, nëse ti e cilëson fasadën pa vlerë mos i krih flokët kur del, ti po ky je. Parapërfytyroni për një moment sikur të gjitha gratë të mos visheshin e kriheshim më, apo burrat të mos kujdeseshin për veten, e njëjta gjë vlen edhe për mjedisin”, tha Rama.
 
Në mbyllje të fjalës së tij kreu i qeverisë garantoi shkodranët se do investojë për qytetin e tyre ndërsa u kujtoi edhe një herë se komunikimi i ndërmjetësuar me përkthyes me kryebashkiaken e tyre është i pamundur.
 
“Pavarësisht se na kanë vënë në pozitë të vështirë duke na e bëtë të pamundur që të gjejmë përkthyes për të bashkëpunuar me kryetaren e bashkisë ne do të vazhdojmë të bëjmë për Shkodrën çdo muaj e çdo vit më shumë dhe në 4 vitet e ardhshme  dhe jam i bindur se e gjithë kjo zonë do të jetë pasqyra e një transformimi epokal”, u shpreh Rama.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen